Tetor 2020 Demi


Për të lindurit në shenjën tuaj është duke nisur një periudhë rimëkëmbjeje, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tuaj. Siç e keni parë deri tani, ky vit ka sjellë mundësi të shumta, por jo stabilitet. Keni qenë gjithmonë në kërkim të risive, ndaj keni hasur kontradikta të shpeshta dhe keni ndryshuar disa aspekte të rëndësishme në punë. Gjatë tetorit do të shtroni bazat e një faze tejet pozitive, që do të marrë formë të plotë prej nëntorit. Dikush prej jush mund të ndërmarrë ndonjë projekt të volitshëm që do të vihet në zbatim mes nëntorit dhe dhjetorit.





Gjithsesi, ju këshilloj të ruani qetësinë dhe të tregoheni të vëmendshëm në firmosjen e kontratave apo marrëveshjeve pas datës 10 tetor. Në aspektin e ndjenjave, situata nuk është ende fort pozitive. Edhe çiftet më jetëgjata, kanë pasur debate të forta gjatë muajve të kaluar. Nëse keni arritur të ndani përgjegjësitë e gjithsecilit në çift, gjendja do të fillojë të stabilizohet. Nëse ndonjëri prej jush ka kaluar ndonjë krizë të fortë në çift, gjatë tetorit mund të ndiejë lodhje nervore të theksuar. Megjithatë, tani duhet të tregoheni më të arsyeshëm dhe të shqyrtoni mundësitë pozitive të së ardhmes. Nëse keni në plan të nisni një fëmijë, të gjeni një shtëpi të re, tetori nuk paraqitet muaj fort i favorshëm, sidomos në periudhën 11-18 tetor. Java e parë e tetorit paraqitet e vështirë edhe në aspektin fizik e mendor. Është e nevojshme të merrni energji të reja, por pak njerëz ju mbështesin në këtë periudhë të vështirë. Keni përgjegjësi të shumta mbi supe, për pasojë tension, ankth e lodhje, sidomos rreth datave 17, 18 dhe 25.


Post a Comment

Previous Post Next Post