Tetor 2020 Dashi


Mundësi të reja për të lindurit në shenjën e Dashit gjatë muajit tetor, në sferën profesionale. Projektet që deri tani kishin mbetur në vendnumëro do të gjejnë zbatim dhe do t’i keni shumë më të qarta idetë për të ardhmen. Në fakt, që prej nëntorit do të nisë një periudhë shumë e rëndësishme gjashtëmujore. Gjendja financiare paraqitet ende disi e brishtë, por me një përmirësim të ndjeshëm në raport me muajt pararendës. Rreth datës 15 tetor mund të konkretizohet një projekt pune. Do t’ju paraqiten raste që duhet të dini t’i shfrytëzoni, telefonata apo kritika pozitive që ju prekin nga afër. Në aspektin sentimental, ka ardhur koha që t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar dhe të gjeni pak stabilitet. Keni ende disa konflikte të hapura me persona të së shkuarës, ndaj ju këshilloj që të tregoni kujdes rreth datave 2 dhe 3 tetor.





Ndryshimet e mirëfillta do të nisin prej nëntorit, por disa lajme të mira do t’i merrni më herët, sidomos për ata që kanë qenë vetëm për një periudhë të gjatë. Shpeshherë, gjërat vijnë kur nuk i presim, ndaj mund t’ju zërë në befasi ndonjë tërheqje fizike apo ndjenjë e fortë karshi dikujt. Historitë e qëndrueshme të dashurisë do të forcohen edhe më tepër. Pas shumë kohësh, ju duket sikur keni rilindur. Shpresat e reja për të ardhmen ndikojnë pozitivisht në aspektin tuaj mendor dhe shpirtëror. Tensioni dhe ankthi që keni ndier së fundmi do të largohen pak nga pak. Lodhja fizike e mendore do të jetë ende e ndjeshme, por do ta përballoni me optimizëm, sidomos pas datës 23 tetor.


Post a Comment

Previous Post Next Post