Tetor 2020 Bricjapi


Gjatë tre muajve të fundit kanë marrë udhë disa projekte dhe tanimë mund të konkretizohet e miratohet një ide juaja. Venusi ka ndikim pozitiv, ndërkohë që Saturni është akoma në shenjë. Për rrjedhojë, të gjitha nismat do të shpërblehen. Vijon një përmirësim i ngadaltë, por i sigurt i tablosë së përgjithshme, që do t’ju sjellë fitime më të mëdha. Nëse aktivitetet menaxhohen si duhen, do t’ju çojnë drejt suksesit, mjafton të mos u kushtoni shumë rëndësi kritikave të ziliqarëve. Ata që kanë për të mbyllur ndonjë marrëveshje apo merren me tregti i presin ditë tejet frytdhënëse, përkatësisht 10, 11, 15, 16, 25 dhe 26 tetori. Kontrata të reja shfaqen në horizont. Për dikë prej jush mbase ka ardhur koha të shkoje te ndonjë avokat apo noter. Planetët ndikojnë pozitivisht në sferën afektive. Tensionet në lidhjet e dashurisë do të zbuten pak nga pak. Me ndihmën e Venusit, disa prej jush do të zgjidhin problemet ligjore me ish-partnerin/en. Do t’ju piqen kushtet për t’u martuar apo për të nisur bashkëjetesën.





Ditët e mesit të muajit paraqiten tejet pasionale. Shenja juaj është nga më të favorizuarat në këtë periudhë. Çiftet solide do ta forcojnë më tej marrëdhënien. Lini mënjanë krenarinë, sepse keni nevojë të dashuroni dhe t’ju dashurojnë. Edhe nëse keni dalë nga një histori e ndërlikuar në të shkuarën, këtë muaj do të ndiheni më mirë. Mundësitë që do të shpalosen para jush do të jenë të pakufishme, mjafton të dini t’i shfrytëzoni ato.
Pozicioni i planetëve ju vjen në ndihmë të ndiheni më në formë dhe më të fortë. Është periudha e përshtatshme për të kuruar dhimbjet e shpinës. Kujdes me qëndrimin! Po ashtu ju këshilloj të bëni një kontroll të përgjithshëm mjekësor. Përpiquni të gjeni ekuilibrin shpirtëror dhe të shmangni konfliktet me të tjerët.


Post a Comment

Previous Post Next Post