Tetor 2020 Binjakët


Planeti Mars vazhdon t’ju shtyjë të ndërmerrni hapa, por prej tetorit deri në dhjetor do të jetë më mirë të ecni me frena dore. Do t’ju paraqiten probleme ligjore me institucione shtetërore apo financiare, për shkak të detyrimeve që mund të keni lënë pa shlyer. Duke qenë se mund të ndodhin ndryshime të papritura në aspektin profesional, mos e lëshoni dorën me paratë. Shitblerjet nuk paraqiten të volitshme. Kini kujdes me raportet me kolegët e bashkëpunëtorët që nuk ndajnë të njëjtat ide me ju. Do t’ia dilni mbanë, por situata do të jetë tejet e tensionuar. 





Tre muajt e kaluar kanë vënë në provë të gjitha marrëdhëniet sentimentale. Prej disa kohësh, dikush prej jush, mbase pa dashje, po çon problemet e punës në shtëpi e familje. Nëse partneri është mirëkuptues, situata do të jetë më e qetë, në të kundërt mund të ndodhin mosmarrëveshje të mëdha. Duhet të ruani qetësinë. Çiftet që duhen dhe janë bashkë prej shumë kohësh nuk do të hasin probleme të qenësishme, përveç ndonjë pamundësie financiare. Tetori do të sjellë emocione të njëanshme për ata që po kërkojnë një dashuri të re. Nëse raporti nuk përmirësohet në tetor, në nëntor mund të përkeqësohet me ritme shumë të shpejta. Fizikisht, duhet të bëni kujdes me kockat, se mund të shfaqet përsëri ndonjë sëmundje kronike. Uleni disi ritmin e punës dhe përkushtojuni familjes, që të shmangni ulje-ngritjet psikologjike.


Post a Comment

Previous Post Next Post