Tetor 2020 Akrepi


Marsi me ndikim negativ, në bashkëpunim me Uranin, për fat të keq, po ju hapin probleme dhe po ju shtyjnë të ndiheni sikur jeni në një udhë pa krye. Në të vërtetë, gjërat bazë nuk vihen në diskutim, sepse Jupiteri mbron idetë tuaja, kurse Saturni vendin e punës. Megjithatë, gjendeni në mes të debateve të vazhdueshme, nuk gjeni qetësi. Mendoni shpesh se ju duhet një ndryshim rrënjësor, pasi ndodheni në ambient të papërshtatshëm. Shpesh ju kaplon dembelizmi e mërzia dhe mbeteni në vendnumëro. Për fat të mirë, pas datës 23 tetor Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të ketë ndikim pozitiv, mbase do t’ju bëjë realitet një ëndërr me ndihmën e





Neptunit. Bëjini mirë llogaritë me paratë që keni në dispozicion. Më datë 18 mund të merrni pjesë në ndonjë mbledhje ku do të parashtrohen direktivat për të drejtuar një kompani. Tetori paraqitet më frytdhënës në fushën e ndjenjave, kur Venusi kalon në shenjë. Çiftet që janë ndarë, por që kanë ruajtur marrëdhënie miqësore, mund të bashkohen përsëri. Nëse jeni vetëm prej kohësh, ka ardhur momenti të nisni një marrëdhënie të re, edhe pse të lindurit në shenjën tuaj kanë frikë nga ndryshimet dhe nga ciklet e reja të jetës. Nëse keni në plan të krijoni familje, mund të merrni lajme të mira gjatë tetorit. Fundjavë interesante është ajo mes 20 dhe 21 tetorit, kur do të krijoni njohje të reja.
Marsi në pozicion jo të favorshëm ju ka vënë në provë që prej majit. Duhet të përballeni me tension dhe stres të madh, apo me ndonjë problem shëndetësor që e kishit kaluar disa vite më parë. Çdo gjë është e kapërcyeshme, do t’ju sugjeroja t’i kushtonit kohë arteve të bukura.


Post a Comment

Previous Post Next Post