27 korrik 2 gusht


Gjatë kësaj jave do i planifikoni gjërat me shumë kujdes dhe do i hidhni hapat pasi të jeni plotësisht të sigurt. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit të Saturnit, jeta juaj do jetë më pozitive se më parë. Do shihni vetëm përpara dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më interesant. Ju beqarët më në fund do merrni frymë lirisht sepse do e gjeni që ditët e para personin që keni ëndërruar prej kohësh.





Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë investimet e menduara dhe pse jo edhe për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jetë tejet i paqëndrueshëm. Herë do jeni në formë e herë do keni shqetësime nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë do keni rivalitet shumë të fortë, por me pak kujdes dhe këmbëngulje do dilni të parët.


Post a Comment

Previous Post Next Post