Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë.
Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.
Post a Comment