27 korrik 2 gusht


Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë.





Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.


Post a Comment

Previous Post Next Post