Ka mundësi që këtë jave Mërkuri t’iu destabilizoje tërësisht. Here pas here nuk do merrni dot as frymë lirisht. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani harmoninë e jetës tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mirë është të gjeni momentet e duhura dhe të flisni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave.
Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se një javë më parë, megjithatë mirë është që të mos kryeni shpenzime të nxituara pa u menduar. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse lodhja dhe i nxehti mund të sjellin probleme. Në punë do jeni elokuentë dhe bindës. Çdo gjë që keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë.
Post a Comment