Këtë javë do të përjetoni tensione në jetën tuaj të përditshme, të cilat mund të lidhen me udhëtimet ose njerëzit nga vende të tjera. Nëse jeni duke udhëtuar këtë javë kini kujdes me mjetet e transportit dhe me përgatitjen tuaj për situata të papritura. Ndoshta, gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni vonesa, ose lajme të pakëndshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni takime të ndryshme ose biseda me gratë. Kjo javë do të jetë e favorshme për riparime dhe ndryshime në shtëpinë tuaj.
Është e mundur që një person në familjen tuaj të përjetojë një ngjarje të pakëndshme që lidhet me arsimin ose punën. Nëse keni ndërmend të blini artikuj për shtëpinë tuaj, kini kujdes me çmimet, cilësinë dhe garancitë (nëse ka). Bricjapi do të ketë takime romantike, familjare ose profesionale që janë të rëndësishme për ngjarje të caktuara në të ardhmen e afërt. Gratë do të duhet të heqin dorë nga disa nga shpresat apo pritshmëritë e tyre.
Post a Comment