Mërkuri në prapavijë: 3 shenjat që duhet të bëjnë më shumë kujdes


Nga 17 qershori deri në 12 korrik, Mërkuri do të jetë në prapavijë në shenjën e Gaforres, që do të thotë: përgatituni të gjithë për të qenë më emocional se kurrë. Kjo prapavijë do t'i çojë emocionet tona në tjetër nivel, duke na bërë më empatik dhe më të ndjeshëm.





Nëse jeni në një lidhje, është e rëndësishme të bëni kujdes me mënyrën sesi komunikoni me partnerin. Kryesisht, 3 shenjat më poshtë, pasi për ta prapavija vjen me më shumë pasoja.





BINJAKËT





Mërkuri është planeti i komunikimit, prandaj shenja si Binjakët apo Virgjëresha do të kalojnë paksa momente të vështira gjatë këtij cikli. Do të jetë shumë e thjeshtë që një Binjak të keqkuptohet në situata të ndryshme me njerëzit, gjë e cila mund të shkaktojë tension në çdo lloj marrëdhënieje.





GAFORRJA





Më shumë se gjithë të tjerat, këtë prapavijë do ta ndjejnë njerëzit e kësaj shenje. Gaforret duhet të bëjnë kujdes me mënyrën se si komunikojnë dhe të shprehen duhe menduar gjithnjë edhe për ndjesitë e tjetrit.





BRICJAPI





Prapavija e Mërkurit mund të sjellë sfida të papritura dhe emocione negative. Cikli i kësaj prapavije do të vërë në provë durimin e Bricjapëve. Këtë kohë, ata do të ndihen më të frustruar, veçanërisht kur s'mund ta thonë në mënyrë direkte atë që duan të thonë. Merrni gjithë kohën që ju duhet për të pushuar, edhe nëse duhet të jetë larg partnerit.


Post a Comment

Previous Post Next Post