Puna: Nëse keni lindur në shenjën e Peshores, këtë javë vështirësitë në jetën tuaj nuk duhet t’ju trembin ose ndalin veprimet tuaja. Përshtatuni sa më shpejt që të jetë e mundur me ndryshimet ose rrethanat e reja në jetën tuaj. Planet tuaja po ecin në drejtimin e duhur, pavarësisht pengesave që duhet të kaloni.
Dashuria: Jeta juaj e dashurisë nuk do të jetë e mërzitshme, por prapë do të varet nga kë kërkoni dhe për çfarë. Mundohuni të shijoni ato që keni në këtë moment dhe të shmangni iluzionet ose të ndiqni dëshirat dhe tekat tuaja.
Financat: Të lindurit e kësaj shenje do të përballen me një situatë të ndërlikuar përsa i përket financave. Shpenzimet e panevojshme do të krijojnë një gjendje të rëndë ekonomike.
Post a Comment