Horoskopi javor 15 - 21 Qershor Akrepi


Puna: Nëse keni lindur në shenjën e Akrepit, këtë javë do të duhet të merrni një vendim dhe ta zbatoni shpejt atë. Kjo javë nuk është për të humbur kohë duke menduar per gjera qe nuk do  t’ju çojnë askund. Një pasivitet i tillë nga ana juaj mund të krijojë një kaos të padëshiruar në jetën tuaj këtë javë. Problemet, aty ku ndodhin, do të vijnë për shkak të mungesës së veprimit aktiv nga ana juaj. Kjo javë mund të jetë shumë e suksesshme për ju, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e veprimeve tuaja, në kapjen e shanseve që do të lindin.





Dashuria: Ju jeni gati të takoni njerëz të rinj që do të jenë të rëndësishëm për veprat tuaja. Bisedat ose takimet me ta nuk duhet të nënvlerësohen. Veprimet e njerëzve të rinj në jetën tuaj këtë javë (të mira ose të këqija) nuk do të jenë aksidentale. Shmangni njerëzit që janë keqdashës ose ziliqarë, nëse veprimet e tyre janë të drejtuara kundër jush ose kundër njerëzve të tjerë.





Financat: Do të ketë një rritje të të ardhurave që do të vijnë ose nga buxheti juaj ose nga dikush tjetër.Gratë duhet të jenë të kujdesshme kur marrin para ose punojnë me dokumente financiare. Ndaj ju këshillojmë të shpenzoni me kujdes.


Post a Comment

Previous Post Next Post