Nëse shihni në ëndërr sikur po bie tërmet


Nëse shihni në ëndërr tërmet, kjo tregon se po përjetoni lëkundje të mëdha që po cënojnë stabilitetin dhe themelet tuaja. Ëndrra nxjerr në pah pasiguritë, frikërat dhe ndjenjën e pafuqisë. Mund të ketë diçka në jetën tuaj për të cilën ndiheni në faj. Nëse gjeni mbrojtje nga tërmeti do të t’i tejkaloni këto sfida. Nëse bllokoheni ose lëndoheni gjatë tërmetit, kjo tregon se do të vuani nga disa lloj humbjesh në jetën tuaj. Sipas Biblës, tërmetet simbolizojnë zemërimin dhe fuqinë e Zotit.





Tërmetet janë katastrofa natyrore që ndodhin herë pas here dhe zakonisht shkaktojnë shumë dëme, duke sjellë po ashtu plot fatkeqësi. Për shekuj, njerëzit janë përballur me pasojat e tërmeteve përderisa nuk ka një mënyrë për t’i parandaluar. Ata janë një shembull perfekt se sa e fuqishme është natyra dhe sa të pafuqishëm mund të jenë njerëzit në kohë të ndryshme.





Nëse në ëndërr shihni një tërmet në një rrafsh të përgjithshëm, kjo tregon se po përjetoni disa vështirësi në jetën personale ose atë profesionale. Në ëndërrojmë për forca tepër të mëdha si tërmeti, vetëm kur po përjetojmë diçka të dhimbshme në jetën tonë reale. Kjo ëndërr mund të shfaqet pasi i keni mbijetuar një katastrofe natyrore, ndoshta edhe një tërmeti dhe tani po e përjetoni gjithë atë eksperiencë edhe në ëndërr. Kjo është krejtësisht normale, sepse shumë prej nesh qëndrojnë nën një ndikim të madh pas një katastrofe të madhe. Këto frikëra dhe përshtypje zhduken me kalimin e kohës.





Nëse shihni në ëndërr një qytet të shndërruar në rrënojë ose edhe thjeshtë një shtëpi të shkatërruar krejtësisht pas një tërmeti, kjo përfaqëson ndjenjat tuaja të brendshme të fshehura. Këto ndjenja lidhen me shumë gjasa me biznesin dhe karrieren. Planet tuaja dhe idetë e biznesin kanë dështuar dhe tani ndiheni sikur e gjithë puna juaj ishte ka kuptim.





Përfundimisht duhet të përqëndroheni tek e ardhmja për të shmangur përqëndrimin për një kohë të gjatë tek e shkuara. Kjo ëndërr mund të përfaqësojë edhe një marrëdhënie të dështuar romantike. Ndoshta i keni dhënë fund një marrëdhënieje gjatë kohëve të fundit dhe ndjeheni sikur diçka po iu mungon në jetën tuaj. Nëse partneri apo partnerja ishte një person që ia vlente për të luftuar për të, atëhere duhet të përpiqeni t’i përmirësoni gjërat me të ose të paktën të përpiqeni të pastroni ndjenjat tuaja.





Kur shihni në ëndërr sikur shtëpia juaj i mbijeton një tërmeti, kjo ëndërr përfaqëson familjen tuaj. Nëse keni qenë të shqetësuar për pjesëtarët e familjes, tashmë mund të qetësoheni sepse asgjë e keqe nuk do t’u ndodhë atyre apo juve. Kjo ëndërr përfaqëson gjithë armiqtë tuaj që nuk do të jenë në gjendje të vijnë dhe t’iu dëmtojnë në asnjë lloj mënyre.





Kur shihni qytetin në rrënoja dhe shtëpinë tuaj të paprekur nga tërmeti, kjo ëndërr parashikon që do t’ia dilni të mundni armiqtë tuaj. Ata nuk do të jenë në gjendje të realizojnë planet e tyre dhe t’iu dëmtojnë, kështu që flini të qetë duke qenë të vetëdijshëm se do të jeni të sigurtë.





Nëse në ëndërr keni ndjesinë se jeni të sigurtë gjatë tërmetit, kjo tregon se të gjitha planet tuaja do të jenë të suksesshme dhe do të arrini të përfundoni gjithçka në kohë. Kjo ëndërr është një shenjë pozitive dhe e mbarësisë. Nëse jeni në një situatë të vështirë financiare, kjo ëndërr sjell lajme të mira. Do të fitoni sërish një pasuri dhe do të dilni nga borxhet me ndihmën e disa personave.





Nëse shihni në ëndërr sikur bini viktimë e një tërmeti, kjo ëndërr tregon se do të prekeni nga ndonjë lloj katastrofe në jetë. Kjo ëndërr mund të lidhet me jetën personale ose biznesin, që tregon se ju do të lëndoheni nga një situatë që pritet të vijë. Përgatituni për çdo gjë që mund t’iu ndodhë dhe mos u surprizoni nga asgjë.





Nëse në ëndërr përjetoni ndjesinë sikur lëkundet toka, kjo ëndërr tregon se do të dëgjoni disa lajme të kqija për dikë. Lajmet mund të kenë lidhje me dikë pranë jush ose me projektet tuaja të biznesit. Duhet të bëni kujdes gjatë periudhës që po vjen dhe mos u çudisni kur t’i dëgjoni këto lajme. Përshtatjuni situatës dhe mos kapërceni masën me reagimin tuaj sido që të ndodhë.





Nëse në ëndërr shihni çarje toke pas një tërmeti, kjo tregon se mund të jeni duke menduar për diçka për të cilën e keni të pamundur të merrni një vendim. Deri diku nuk mund të vendosni çfarë duhet të bëni dhe mesaduket askush nuk është në gjendje t’iu japë këshillën e duhur. Ky është një vendim që duhet t’a merrni vetë pa ndihmën e askujt. Nëse u kërkoni të tjerëve ndihmë, do të pendoheni më vonë, sepse gjërat mund të përfundojnë në drejtim krejt të gabuar.





Kur thjesht shihni një tërmet në ëndërr por nuk përfshiheni nga pasojat dhe ndodheni në një vend tjetër të sigurtë, kjo ëndërr tregon se do të dëgjoni lajme të kqija nga dikush. Po ashtu, kjo ëndërr është shenjë negative edhe për ju. Mund të tregojë se do të dëgjoni lajme jo të mira që lidhen me biznesin apo jetën tuaj personale.





Nëse shihni në ëndërr sikur i shmangeni një tërmeti, kjo ëndërr tregon se jeni shumë spontanë kur merrni vendime dhe zakonisht kjo ka kosto për ju më pas. Duhet të praktikoheni për të qenë më praktikë dhe t’i mendoni më shumë gjërat që planifikoni të bëni. Kur nxitohemi për të marrë vendime, ne zakonisht nuk mendojmë për të ardhmen dhe ky mund të jetë një gabim i madh. Ndonjëherë diçka që duket e drejtë në një moment të caktuar mund të jetë krejtësisht e gabuar, kur e shqyrtojmë për një periudhë afatgjatë. Ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm kur merrni vendime.





Nëse dëgjoni tërmetin në ëndërr, kjo tregon se mund të tradhëtoheni nga miqtë e ngushtë ose të afërmit. Do të bini viktimë e një situate të caktuar që do të shkaktohet prej tyre dhe nuk do të ketë asnjë mundësi për t’i bërë gjërat më mirë. Bëni kujdes lidhur me të tjerët dhe mos u besoni, sepse mund të përfundoni duke u lënduar. Bëni kujdes çfarë u thoni të tjerëve dhe mos i rrëfeni sekretet tuaja askujt, deri kur të siguroheni se ata janë miqtë tuaj të vërtetë.





Nëse në ëndërr dëgjoni për një tërmet diku, kjo tregon se shumë shpejt do të bëni një udhëtim ku do të kënaqeni shumë. Udhëtimi do t’iu hapë sytë dhe do të mësoni shumë gjëra prej tij. Mos e humbni këtë mundësi, kapeni fortë për të pasur një aventurë të vërtetë.





Kur shihni hi dhe tym pas një tërmeti, kjo ëndërr paralajmëron mundësinë e një konflikti shoqëror që mund të shpërthejë pranë jush. Ndoshta kjo është duke ndodhur pranë jush dhe jeni duke e vizualizuar gjithashtu përmes ëndrrës.





Nëse shpëtoni nga tërmeti dikë në ëndërr, kjo paralajmëron një fatkeqësi të madhe do t’a përjetojnë miqtë tuaj ose të afërmit. Ata do të kenë nevojë për ndihmën tuaj dhe duhet të jeni të përgatitur për t’i shpëtuar nga çdo problem që mund të kenë. Personi që mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj është shumë i shtrenjtë për ju dhe që gjithmonë iu ka ndihmuar dhe mbështetur. Ndaj nëse nuk e ndihmoni, kjo mund të konsiderohet si tradhëti.





Kur shihni njerëz të tjerë që vrapojnë për të shpëtuar nga tërmeti, kjo ëndërr simbolizon familjen dhe pjesëtarët e saj. Ata do të kenë nevojë për ndihmën tuaj dhe ju duhet të gjendeni aty për ata. Ndoshta dikus do të sëmuret dhe ju duhet të kujdeseni për të. Familja është gjëja më e shtrenjtë në botë. Edhe pse mund të keni dallime në mendime me ta, familjarët janë mbiqtë më të afërt që mund të keni pasur ndonjëherë.





Nëse ëndërroni sikur keni mbetur të bllokuar gjatë një tërmeti, kjo ëndërr tregon se po ndiheni sikur keni mbetur në vend në jetën reale dhe se nuk keni rrugëdalje nga situata ku gjendeni aktualisht. Deri diku jeta juaj rezultoi krejt ndryshe nga ç’kishit shpresuar dhe nuk dini si t’i bëni gjërat që të funksionojnë në të mirën tuaj sërish.





Kur kjo të ndodhë, më e mira është të rishqyrtoni vendimet tuaja dhe të mendoni për gabimet që mund të keni bërë. Ndonjëherë zgjidhja është pranë dhe ndoshta na duhet të punojmë fuqishëm për të arritur aty ku duam.





Nëse shihni në ëndërr sikur humbni dikë të afërt gjatë një tërmeti, kjo mund të përfaqësojë ndjenjat tuaja për atë person. Keni ndjesinë sikur ju të dy jeni zhvendosur larg njëri-tjetrit dhe gjërat nuk janë ashtu siç kanë qënë. Ndoshta është koha për të bërë një bisedë të ndershme me këtë person, për t’i shpjeguar çfarë ndjeni dhe se mund të gjeni një zgjidhje të përbashkët për situatën aktuale.


Post a Comment

Previous Post Next Post