Huqet e shenjave të horoskopit në dashuri, disa këshilla të veçanta për të gjithë

DASHI

Zgjidhini betejat në të cilat doni të luftoni Jo të gjitha mosmarrëveshjet duhet të çohen deri në fund ! Ndonjëherë është më e rëndësishme qetësia shpirtërore sesa një “luftë e fituar” ! Nëse do të vazhdoni të konfliktoheni edhe për arsyen më të vogël, do të humbisni luftën

DEMI

Qetësohuni, jepini partnerit hapësirën e nevojshme Një dem romantik do të bëjë çështë e mundura për t’i treguar partnerit se e duan, por kujdes me balancën midis gjesteve të ëmbla dhe “marrjes së frymës” ! Gjithësecili prej nesh (përfshirë dhe vete ju) ka nevojë për hapësirën e vet personale.

BINJAKET

Mos e lini veten pas dore Kur themi këtë nënkuptojmë interesat dhe hobit tuaj ! E dini përse ju mërziteni shpejt nga lidhjet? Sepse hiqni dore nga vetja juaj, i përkushtoheni tërësisht partnerit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nuk keni më për çfarë të flisni ! Thënë shkurt humbisni interesin!!

GAFORRJA

Besojeni të dashurin e zemrës Mjaft dyshuat për çdo gjë ! Besoni në atë çka keni ndërtuar me njeriun e zemrës dhe jetojeni! Dilni nga guaska.

LUANI

Lërini të tjerët të kuptojnë se ju i doni dhe i vlerësoni Ju jeni CEO i jetës suaj, , por në një marrëdhënie, duhet që dhe tjetri të ndihet i rëndësishëm! Lërini të tjerët të kuptojnë që ju i doni pranë në jetën tuaj, pasi në dukje jeni aq arrogantë saqë të bëni të besoni se JU nuk keni nevojë për askënd.

VIRGJERESHA

Prano gabimet Askush nuk është perfekt ! Ndonëse ju jeni shenja që i afrohet më shumë kësaj të fundit, sërish bëni gabime ! Pranojini dhe jetoni në paqe me veten tuaj dhe të tjerët

PESHORJA

Jini vetvetja Mos lejoni që nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të anashkalojnë dëshirat dhe nevojat tuaja reale. Nëse jeni në humor për pica, mos thoni “hamë çfarë të duash zemër” thoni :Dua picë ! Partneri juaj nuk do t’ju dojë më pak nëse ju jeni vetvetja, përkundrazi ! Kjo tregon vendosmëri dhe është për t’u adhuruar.

AKREPI

Jeta është e shkurtër mos mbani mëri Akrepi është shenja që mban më shumë inat dhe që fal rrallë *për të mos thënë kurrë. Por në një marrëdhënie ia vlen të liroheni nga mëritë dhe të falni! Është ndjesi e papërshkrueshme, provojeni.

SHIGJETARI

Mbani gojën Jo rrallë herë shigjetari flet pa u menduar, troç, si t’i vijë për mbarë ! Fjalët lëndojnë, ndaj të kesh takt në komunikim është thelbësore. Nuk po themi të heshtni e të mos thoni mendimin tuaj, por kuptojeni se ka disa mënyra të shprehuri.

BRICJAPI

Mos e merrni aq seriozisht Që në takimin e parë, bricjapi do t’ju flasë për një lidhje serioze, për martesën, fëmijët, problemet e zakonshme të një familjeje të re etj etj ! Duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë “i trembni” të tjerët dhe pas takimit të parë do të zhduken pa lënë gjumë.

UJORI

Mjaft u hoqët sikur i dini të gjitha E dimë që jeni shenjë gjeniale, por mos u tregoni egoistë. Pranoni botëkuptimin dhe pikëpamjet e tjetrit dhe lërini të kuptojnë se mendimin i tyre ka vlerë për ju ! Në fund të fundit a nuk ishin dhe ata gjeniale, sepse arritën t;ju bënin për vete?

PESHQIT

Mos jini hero Peshqit vetësakrifikohen për ata që duan. Por jo të gjithë e meritojnë! Marrëdhëniet janë për të dhënë e për të marrë dhe nëse gjërat nuk janë të dyanshme, ju po humbisni kohën dhe energjinë tuaj. Dikush tjetër aty jashtë ju meriton.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post