Nuk gaboni asnjëherë nëse tregoheni më të matur. Sprovat më të vështira për të lindurit në shenjën tuaj vijnë në vjeshtë. Ja pse periudha e verës shërben për t’u organizuar më mirë. Saturni nuk ju ndihmon asnjëherë, por edhe Mërkuri do të tregohet armiqësor me ju në këtë periudhë, prandaj do të keni probleme financiare dhe vështirësi në mbylljen e disa marrëveshjeve. Të gjithë të lindurit e shenjës së Peshores mendojnë se e kanë të vështirë të tregojnë vërtet sa vlejnë në vendin ku punojnë, sidomos pasi ua kanë punuar pas shpine. Polemikat që keni pasur me eprorët tuaj në fillim të vitit mund të kthehen sërish.
Ndoshta do të merrni vendime drastike, një ndryshim rrënjësor në aspektin profesional. Dëshironi një të ardhme më të mirë, por ju shoqëron pasiguria. Duhet të mbani në kontroll çdo bashkëpunim. Ata nga ju që janë ndarë vitin e kaluar apo që janë përballur me probleme muajt e fundit nuk do t’i harrojnë lehtë ato që kanë kaluar, prandaj ky muaj i gjen vetëm. Është e kotë të fshihni pakënaqësitë që keni në aspektin sentimental. Komunikimi është çelësi ndonjëherë. Edhe në çiftet e konsoliduara pasioni zbehet disi gjatë kësaj periudhe. Jeni lodhur nga problemet që ka partneri/ja.
Dëshira për të realizuar gjëra të reja nuk ju mungon, por për arsye financiare apo sepse dikush nuk shikon punët e tij, nuk do të arrini atë çka doni. Gjithçka që po bëni në këtë periudhë po ju lodh shumë. Pika juaj e dobët është cervikalja, por edhe me lëkurën do të keni probleme. Bëni mirë të shmangni debatet e forta apo situatat e vështira në datat 28 dhe 30.
Post a Comment