Ju punoni për kënaqësi, jo për para. Kjo është një lloj motoje për ju. Ndoshta gjërat për ju s’do të shkojnë aq mirë sa në pranverë. Edhe pse bëni punën që keni ëndërruar, prapë ka diçka që ju pengon çdo ditë. Dikush përpiqet të pengojë nismat tuaja. Bëni mirë ta mbani situatën në kontroll. Mendoni se disa persona që ju rrethojnë i nënvlerësojnë aftësitë tuaja dhe bëjnë lojë të pistë në ambientin profesional.
Keni pasur probleme me shefat dhe ish-kolegët, por ka ardhur momenti të shumëzoni gjithçka me zero dhe t’ia nisni nga fillimi. Shfrytëzoni Jupiterin që është në favorin tuaj, por bëni kujdes nga Saturni! Për momentin nuk keni asnjë arsye që t’ju stimulojë. Të tjerët ju gjykojnë ndryshe. Pas datës 12 qershor do të nisë një fazë e re në fushën profesionale. Nëse keni nisur një histori dashurie këta muajt e fundit, mundësitë janë që ajo të zgjasë. Disa nga të lindurit në shenjën e Gaforres parapëlqejnë të nisin një lidhje të re menjëherë sapo mbyllin një të vjetër, por është më mirë të presin pak dhe t’i shikojnë gjërat më qartë. Tregohuni më pozitivë ndaj së ardhmes. Një propozim për martesë apo për bashkëjetesë ndoshta nuk po vjen, për shkak të frikës së partnerit/es. Ata që kanë marrë shtëpi të re apo janë bërë me fëmijë, ndihen në ankth dhe aspak të sigurt për të ardhmen. Në datën 23 do të merrni lajme të mira. Fundjava e fundit e muajit paraqet mundësi të mira për ata që kërkojnë dashurinë.
Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme, si martesa apo bashkëjetesa, sepse, shpeshherë, zgjidhni sigurinë që ofron partneri për të mbajtur në kontroll pakënaqësitë që ndieni këto kohët e fundit. Qershori i hap dyert planetit të Mërkurit, i cili mbërrin në shenjën tuaj gjatë gjysmës së dytë të muajit. Problemet shëndetësore që do t’ju prekin këtë muaj janë të llojit psikologjik. Data 23 është e përshtatshme për të kryer kontrolle mjekësore.
Post a Comment