Yjet do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë vullnet. Disa nisma të reja i keni ndërmarrë, por s’do të mungojnë edhe të tjera që i keni në plan për të ardhmen. Kontrata dhe projekte të reja mund të sjellin të ardhura të shumta brenda muajit shtator. Ata që kanë aktivitet privat ndoshta s’do të kenë kaq shumë fitime, por s’do të humbasin asgjë nga ato që kanë. Mos harroni, kur mbyllet një derë, hapen dhjetë të tjera! Ky është momenti i duhur për të kontaktuar me personat që mund t’ju ndihmojnë për realizimin e projekteve afatgjata.
Ambicia juaj është rizgjuar falë lajmeve të mira që keni marrë. Mërkuri vjen në shenjën tuaj në datën 12 dhe ndikimi i tij forcohet edhe nga Hëna që mbërrin në datën 19. Është koha të veproni pa u menduar dy herë. Një klimë kaq pozitive dhe fitimprurëse në aspektin profesional nuk vjen shumë shpesh. Për meshkujt e lindur në këtë shenjë është normale ta kalojnë dashurinë në plan të dytë. Por edhe ata më të fjeturit duhet ta kuptojnë kur marrëdhënia është në rrezik. Nuk keni më frikë nga ndryshimet, ja pse duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Dëshira për të joshur dhe për të bërë dikë tuajin/ën shtohet.
Ata që kanë një marrëdhënie “të fjetur” bëjnë mirë t’i japin duart dhe të marrin një vendim përfundimtar. Takimi me një person të ri ndoshta do t’ju ndihmojë ta keni më të lehtë marrjen e këtij vendimi. Kujdesuni më shumë për familjen tuaj, sepse një nga të afërmit ka nevojë për kujdes. Keni lënë disa çështje trashëgimie pezull. Ju këshillojmë të mos bëni debate me dikë që ju ka vënë në provë shumë herë në të shkuarën. Ata që kanë pasur probleme psikologjike, tanimë kanë njohur personin e duhur që po i ndihmon. Lodhja do të fillojë të ndihet rreth datës 6, por gjithçka do të shkojë më së miri pas datës 13. Ditët e fundit të muajit premtojnë gjëra të bukura.
Post a Comment