Urani dhe Saturni do të krijojnë një kombinim të shkëlqyer në shenjën tuaj, i cili do të bëhet më intrigues gjatë gushtit. Vendimet që do të merrni apo ndryshimet që do të bëni tani karakterizohen nga një qetësi e madhe dhe vendosmëri. Të rinjtë do të kenë mundësi të shpërngulen në qytete të tjera, ndërsa ata më fatlumët do të marrin propozime të mira për të filluar punë. Yjet nuk bëjnë mrekulli, por do të favorizojnë të gjithë ata që kanë studiuar shumë. Provime të kaluara me sukses. Pas datës 12, duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Nëse punoni me shumë kolegë, mund të keni disa debate që do t’i përballoni më së miri.
Ata që kanë planifikuar ndonjë ceremoni gjatë verës, ndryshim shtëpie apo bashkëjetesë, tani duhet të përballen me llogaritë e tyre bankare. Duhet ta pyesni mirë veten nëse ju mjaftojnë kursimet që keni për gjithçka që doni të bëni në të ardhmen. Është mëkat që çiftet të debatojnë për çështje ekonomike. Gjendja brenda familjes është paksa e tensionuar. Në datat 15, 20 dhe 24 shmangni debatet prindër-fëmijë apo me ndonjë të afërm që tani po vë në dyshim gjëra që s’i takojnë. Kush nga ju do të hedhë një hap të rëndësishëm, bën mirë të zgjedhë korrikun ose gushtin.
Tregohuni më të matur me fjalët që thoni, sepse partneri/ja do të mërzitet për diçka që juve ju duket banale. Yjet e qershorit janë paksa të ndërlikuar; keni shumë punë për të bërë, stresi dhe problemet shtohen. Pika juaj e dobët do të jetë stomaku. Merrini gjërat shtruar. Mos i sforconi shumë gjunjët, që sipas zodiakut, janë problemi më i madh për të lindurit në këtë shenjë.
Post a Comment