Nuk mungon asnjëherë një fazë rebelimi në jetën tuaj apo në punën që bëni. Nëse nuk rebeloheni ju vetë, atëherë ju çorientojnë ngjarjet e shumta që ndodhin rreth e rrotull jush. Bëni shumë kujdes me paratë dhe shpenzimet e tepërta! Urani s’do të tregohet aspak miqësor me të lindurit në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse do të ndiheni të pakënaqur. Datat 11, 12, 17 dhe 18 do të jenë vërtet ditë “prove” për ju. Disa bashkëpunime do të mbyllen, do të mendoni të ndryshoni ambient.
Tension dhe konflikte me eprorët. Jupiteri dhe Saturni ju mbrojnë, prandaj duhet të gjeni një rrugë të mesme për të ndrequr gjithçka. Yjet nuk janë të këqij, por jeni ju që kërkoni ndryshime të mëdha, gjëra që s’i keni provuar më parë. Ditët e para të qershorit do të jenë më të mirat. Disa nga ju e kanë të vështirë të harrojnë një histori të kaluar dashurie. Nëse jeni peng i së kaluarës, atëherë nuk u jepni mundësi marrëdhënieve të reja që të lulëzojnë. Dukeni të gatshëm në sy të të tjerëve, por nuk ju interesojnë. Mendoni për gjëra të reja. Nëse jeni të lidhur prej kohësh, qershori do të jetë muaji i ideve të reja. E keni të vështirë që t’i gjykoni dëshirat tuaja bazuar te realiteti apo të ndani ëndrrat nga iluzionet. Vazhdojnë debatet për çështje parash, sidomos nëse keni fëmijë.
Tregoni shumë kujdes për çështjet e trashëgimive me të afërmit tuaj. Ju rrethojnë lakmitarët. Ndiheni të lodhur, por s’ndaleni për asnjë çast. Datat 17 dhe 18 do të shoqërohen nga nervozizmi. Bëni kujdes me stomakun! Ushqehuni sa më mirë. Jupiteri ju mbron, por edhe ju kini kujdes me provokimet. Ndonjëherë kënaqeni duke vënë në provë veten, krijoni tensione vetëm për t’u bërë pjesë e debatit. Pse inatoseni, edhe kur nuk është e nevojshme?
Post a Comment