Sado t’i jepni kurajë vetes shpesh do gjendeni në situata të vështira sot. Gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë momente shumë të mërzitshme dhe të lodhshme. Rutina do ju pushtojë gjithë kohës dhe në disa momente do iu duket sikur mezi do merrni fryme.
Ju beqarët do argëtoheni gjithë kohës me miq e të njohur dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar princin e kaltër. Në punë do ju bëhen shumë premtime, por nuk duhet t’iu besoni verbërisht. Disa vetëm sa do ju provokojnë për të parë si do reagoni. Financat do i keni më tepër nën kujdes dhe gjendja do filloje të ketë disa përmirësime të vogla.
Post a Comment