Sekreti i ngjyrave në ëndërr


Ngjyrat luajnë një rol të madh në të kuptuarit e ëndrrave. Në çdo ëndërr që mund të shohim janë gjithmonë të pranishme ngjyra të ndryshme, të cilat mund të konsiderohen përfaqësuese të një kodi, një funksioni, një sinjali, etj.





Por cili është kuptimi dhe ndikimi i ngjyrave bazike në interpretimin e ëndrrave? Le t'i zbulojmë më poshtë.





BLUJA





Ngjyra blu është simbol i sinqeritetit,  paraqitje e besnikërisë. Nëse ëndërroni diçka në ngjyrën blu, kjo do të thotë se jeni në paqe me ëndrrën tuaj dhe se veprimet tuaja janë të mbështjella me mendime.





E KUQJA





Ngjyra e kuqe është simbol i 'zjarrit' të mendjes suaj. Është personifikim i gjakut dhe nxehtësisë ekstreme. E kuqja në ëndërr gjithashtu simbolizon luftimin e pasionit, por gjithashtu mund të shkaktojë ose përfaqësojë urrejtjen, zemërimin dhe mizorinë.





E GJELBRA





Ngjyra e gjelbër është e lidhur me Venusin dhe konsiderohet si simbol i rilindjes ose rigjenerimit.





E gjelbëra në ëndërr është gjithashtu një përfaqësim i dashurisë, lumturisë apo prosperitetit dhe sigurisht kjo ngjyrë lidhet me ndjeshmërinë dhe natyrën.





E VERDHA





Ëndërrimi i ngjyrës së verdhë lidhet me faktin që e verdha është ngjyra e diellit, ndaj konsiderohet simbol i përsosmërisë, bujarisë, si dhe është gjithashtu një përfaqësim i inteligjencës njerëzore.





E verdha përfaqëson edhe aspekte negative si egoizmi dhe krenaria e tepruar. Kur e verdha është e zbehtë, kjo është shenjë zhgënjimi.





PORTOKALLIA





Ngjyra portokalli është një simbol i ekuilibrit ndërmjet të kuqes dhe të verdhës, pra midis pasionit dhe përsosmërisë. Portokallia e zbehtë në ëndërr është një shenjë e pabesisë, ndërsa portokallia e ndritshme është një simbol i zbulimit.





E PURPURTA





Ëndërrimi i ngjyrës së purpurt është simbol i dashurisë për të vërtetën. Po ashtu është shenjë e ndershmërisë dhe delikatesës. Ëndrra ku e purpurta shfaqet tek të tjerët simbolizon mençurinë, modestinë dhe mund të konsiderohet gjithashtu si një shpërblim për një dhimbje të gjallë.





E BARDHA





Ëndërrimi i ngjyrës së bardhë lidhet me hënën. Është simboli i virgjërisë dhe pastërtisë. E bardha në ëndërr është një shenjë e drejtësisë, por me raste mund të jetë gjithashtu një simbol i ftohtësisë dhe infertilitetit, madje edhe i shqetësimit.





E ZEZA





Ngjyra e zezë është simboli i ëndrrave që lidhen me ceremonitë funerale. Kjo ngjyrë lidhet me Saturnin dhe është një përfaqësim i të pavetëdijshmes, vdekjes së neurozës ose e zisë. Ngjyra e zezë mund të mbartë gjithashtu kuptimin e rrezikut.





KAFJA





Ëndërrimi i ngjyrës kafe është një simbol historik që vjen si imazh i qetësisë dhe kthimit në vlerat tradicionale ose të vërteta.  Gjithashtu ngjyra kafe në ëndërr është një përfaqësim i ngrohtësisë së nënës. Ndoshta parë në një kontekst tjetër, ëndërruesi/ja në rastin e kësaj ëndrre dëshiron të jetojë më thjesht.


Post a Comment

Previous Post Next Post