Njihuni me gjashtë shenjat më llafazane të horoskopit


Nga bisedat e vogla te ato më seriozet njerëzit e duan komunikimin. Disa më shumë disa më pak, e rëndësishme është që të gjithë flasim. Gjithashtu ka edhe prej atyre njerëzve të cilët nuk dinë të pushojnë, dhe i përkasin këtyre 6 shenjave të horoskopit:





Binjakët 





Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë, dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.





Dashi 





Impulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Dashit do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.





Shigjetari 





Janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur, dhe vetëm mendoni të jeni një Akrep nën shoqërinë e këtyre 3 shenjave.





Peshqit





Një nga shenjat më të ndjeshme, dëshira më e mirë e tyre do të ishte që secili të ishte në gjendje të lexonte zemrat e të tjerëve, pa qenë nevoja e fjalës. Për fat të keq, ne nuk jemi kemi të gjithë natyrë të ndjeshme, kështu që ne duhet të përdorim fjalën për të shprehur ndjenjat tona. Peshqit ka shumë ndjenja dhe prandaj nuk pushojnë kurrë së foluri rreth tyre.





Luani





Për Luanin çdo gjë është një shfaqje. Ata pëlqejnë të tregojnë histori, të bëjnë demonstrime madhështore dhe të kënaqin turmat. Ju do të merrni gjithashtu, mundësinë për të folur por do t’ju duhet të prisni për sugjerimin tuaj. Nëse Luani është në një listë, kjo nuk do të vijë shumë kohë.





Ujori





Ujori është një tjetër shenjë ajrore, dhe ata shpesh gjenden në një podium, duke mbledhur turmën për t’i kushtuar vëmendje një problemi të madh botëror. Pastaj përsëri, edhe në një bisedë private, Ujori nuk mund të mos të bëj fjalim. Ata kanë bërë hulumtimet e tyre dhe nuk mund të pushojnë derisa të gjithë të kuptojnë se çfarë është në rrezik.


Post a Comment

Previous Post Next Post