Shtatzania në ëndërr është shenjë pozitive që tregon fillime e sfida të reja. Nëse shihni në ëndërr sikur jeni shtatzënë tregon se po rriteni dhe po zhvilloheni si njerëz. Karakteri juaj po forcohet. Nëse shihni partneren tuaj shtatzënë, kjo tregon se jeni duke tërhequr vazhdimisht bollëk në jetën tuaj.
Nëse në ëndërr shihni një kafshë shtatzënë, kjo tregon se mendimet tuaja përparojnë gjithmonë.
Shtatzania përfaqëson rigjallërim dhe rilindje të ideve si dhe shtim të pasurisë dhe kënaqësisë për ju. Nëse shihni një tjetër person shtatzënë, kjo paralajmëron një projekt të ri që do t’ju sjellë së shpejti begati.
Nëse shihni në ëndërr sikur jeni në tre muajt e parë të shtatzanisë, kjo parashikon se përpara keni një periudhë bollëku që ju pret. Nëse shihni jeni shtatzëna dhe shihni po ashtu në ëndërr sikur jeni shtatzënë, kjo tregon se jeni duke çuar një projekt drejt fundit, që do t’ju sjellë mjaft gëzim.
Shpjegimet përfshijnë edhe rastet kur personat shtatzënë në ëndërr janë burra. Ndryshime pozitive ju presin, nëse jeni ndjerë të lumtur për shtatzaninë, lindja nuk kishte komplikacione shëndetsore, nëse keni ëndërruar një bebe që është ndjerë e gëzuar dhe mirë si dhe nëse në ëndërr merrni në duar një mace apo kafshë tjetër shtatzënë.
Kur ëndërroni se keni partneren shtatzënë, ky është një parashikim për një të ardhme që do ndryshojë për mirë. Shenjat e pjellorisë dhe fillimit të ri do të hyjnë në jetën tuaj, nëse shihni një burrë shtatzënë, po ashtu një ndryshim statusi nëse shihni një burrë që sjell në jetë një fëmijë. Nga ana tjetër, kjo përfaqëson nevojën e mashkullit që shfaqet në ëndërr për t’u marrë më tepër me aspektin e tij femëror, pra për t’u kujdesur dhe për t’i ushqyer të tjerët më shumë.
Nëse në ëndërr shihni të vjella gjatë shtatzanisë, kjo tregon se jeni krenarë për familjen tuaj. Nëse jeni shtatzënë dhe në ëndërr nuk shihni asnjë shenjë të shtatzanisë, kjo tregon se mund të ketë shtim të shqetësimeve. Duhet të keni kujdes dhe t’i mbani ato nën kontroll.
Nëse shihni në ëndërr lindjen e një fëmije që ka një gungë në stomak, kjo tregon se duhen vendosur qëllime. Nëse një djalë vjen në jetë, kjo tregon se me njerëzit silleni pak si pa takt. Nëse fëmija është vajze, ajo paralajmëron se dëshira për ndryshim do të forcohet.
Post a Comment