Dashi
Një mënyrë që Dashi ndjek për menaxhimin e nervave të tij, është t’i lërë ato të shpërthejnë. Por duhet gjetur një tjetër mënyrë më e shëndetshme sesa të vish vërdallë duke ulëritur. Sugjerimi ynë është t’i gjuash një jastiku me grushta, ose të dalësh për vrap. Pra të bësh një gjë produktive për trupin tuaj që çliron energji.
Demi
Demët përpiqen t’i mbajnë gjërat shtruar. Por kur nevrikosen vërtetë atëherë largohuni. Për të kontrolluar nervat Demat duhet të kontrollojnë veten e tyre, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Binjakët
Kur Binjakët nevrikosen ata nuk dëgjojnë më, vetëm flasin pa pushim. Kjo i vendos ata në një pozicion të pafavorshëm për zgjidhjen e një problemi. Kur janë me nerva Binjakët thjesht nuk duhet të flasin, por të dëgjojnë të tjerët se çfarë po i thonë.
Gaforrja
Kur Gaforret janë me nerva, idel tym gjithëandej dhe ndonjëherë më e mira që mund të bësh, është të lësh tymin të dalë. Ne sugjerojmë, që kur gaforret janë me nerva të bëjnë një dush të nxehtë. Ata nuk duhet ta hanë veten me dhëmbë për çdo gjë që bëjnë.
Luani
Luani ka tendencën të jetë i përqëndruar tek vetja. Dhe kur ndonjë gjë i bën ata nevrik ata e lidhin gjithçka me veten. Në vend të kësaj Luanët duhet të marrin në konsideratë edhe ndjenjat e personave të tjerë.
Virgjëresha
Virgjëreshat kanë tendencën të kontrollojnë gjithçka dhe kur gjërat nuk janë ashtu siç ajo i ka organizuar ata çmenden fare. Në vend që të nevrikosen Vigjereshat duhet të fokusohen tek problemi i madh dhe jo tek detajet.
Peshorja
Peshoret kanë tendencën të jenë të pavendisur dhe kjo shumë i herë i çon drejt humbjes së shanceve në jetë. Kjo sjell palumturi. Peshorja duhet të kuptojë se mbajtja e nervave akumulimi i tyre vetëm i bën keq.
Akrepi
Akrepi është më i frikshmi nga të gjithë. Ai e shfaq urrejtejen në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë shfaqet i qetë dhe herë të tjera shpërthen si askush tjetër. Akprepi duhet t’i përkushtohet meditimit për të menaxhuar nervat.
Shigjetari
Shigjetari është një shenjë e vetedijshme për gjërat që di dhe ndonjëherë sillet shumë ashpër. Kjo shenjë duhet të kuptoje se duhet të ketë më shumë ndjeshmëri për të tjerët.
Bricjapi
Bricjapi ka tendencën për të kontrolluar gjithçka. Ata janë të prirur për t’i traumatizuar gjërat kur ato nuk shkojnë 100% siç ata e kanë planifikuar. Bricjapi mund të qetësohet duke kujtuar se jo gjithçka rrotullohet rreth tyre. Pak meditim dhe fokusim i brendshëm do ti bëjë mirë.
Ujori
Ujori është sa i qetë aq edhe uragan kur nevrikoset. Pra Ujori ka nevojë të shpërthejë. Ndonjëherë ata e kanë të vështirë të flasin dhe të jenë të drejpërdrejtë, gjë që vlen.
Peshqit
Peshqit kur janë të nevrikosur ndonjëherë tërhiqen dhe ndonjëherë vijnë me një valë të fuqishme. Por në vend që të shpërthejnë me urrejtje ata duhet të marrin frymë thellë dhe të mendojnë njëherë pse janë nevrikosur. Dhe se gjithçka mund të zgjidhet.
Post a Comment