Ja çfarë mund të bëni për t’u relaksuar dhe pakësuar ankthin.
1. Flisni me miqtë dhe familjen. Për fat kemi FaceTime, mesazhe, emaile dhe telefonata. Është shumë e rëndësishme të ndajmë me të tjerët si ndihemi dhe të kuptojmë se s’jemi vetëm.
2. Fokusohuni te meditimi, relaksimi dhe paqja mendore. Dedikojini dhjetë minuta çdo ditë meditimit që mund ta mësoni përmes videove në YouTube ose aplikacioneve.
3. Bëni gjëra që ju lumturojnë si për shembull gatuani pjatën tuaj të preferuar ose shihni serialin që ju pëlqen më shumë.
4. Gjeni mënyra të reja për të kaluar kohë me të tjerët. Mund të flisni në FaceTime me shoqen e ngushtë teksa nisni një serial të ri në Netflix, teksa bëni pazare online apo mund të luani të njëjtën lojë në distancë.
5. Mbajeni veten me punë dhe merrni pushime nga lajmet. Organizoni garderobën, nisni një projekt të ri dhe përfundoni librin që lexoni prej muajsh.
6. Limitoni kohën që kaloni në internet. Sigurisht që është e rëndësishme të përditësoheni me të rejat, por trurit i duhet pushim që të mos mbingarkohet dhe panikoset.
7. Jepini ditës një strukturë. Nëse punoni nga shtëpia, ndiqni të njëjtën rutinë si normalisht. Mos punoni në krevat me pizhamat që s’hiqni prej një jave. Uluni në tavolinë, madje vishni reçipeta. Bëni pushime si çdo ditë tjetër dhe hani drekë. Rezistojini dëshirës për të bërë punë shtëpie apo për të punuar jashtë orarit.
Post a Comment