Shkronja 'M' në pëllëmbë të dorës: Ç'tregon?!


Leximi i dorës është i lashtë sa vetë jeta. Njerëzit, gjithnjë janë intriguar të dinë çfarë fshihet pas atyre vijëzimeve në duart e tyre.





Nuk mund ta themi me saktësi çfarë shohin fallxhoret kur kërkojnë të na "analizojnë" pëllëmbën e dorës, por ndryshon puna nëse në dorën tuaj formohet gërma "M".





 Secili prej nesh ka një ndërthurje të veçantë të vijave në pëllëmbën e vet, të cilat formojnë forma të ndryshme tek çdo njeri, si tek shenjat e gishtërinjve.  Vijat kryesore të pëllëmbës, që mendohet se përfaqësojnë zemrën, mendjen dhe vijën e jetës, janë më të rëndësishmet për lexuesit e dorës. Jon Saint-Germain, autori i ‘Karma në Pëllëmbë’, kur këto vija formojnë gërmën ‘M’, është një ndërthurje e rrallë.









Duke u bazuar tek ‘Arti i të Lexuarit të Dorës’, një praktikë që ka rrënjë të lashta në Indi dhe Kinë, ky vijëzim i rrallë nënkupton një fat të mirë. Nëse një lexues dore e gjen këtë formë në vijat e dorës tuaj, ai do t’ju thotë se jeni ‘njeri pozitiv, i palodhur, i zellshëm’.





Këto janë 3 cilësitë karkteristike të njerëzve që ia dalin në karrierën që kanë zgjedhur, cilado qoftë ajo. Ndaj, nëse dalloni se e keni M-në e famshme në pëllëmbën tuaj, do të thotë se keni lindur me fat! Dhe në këtë kuptim, këto nuk janë thjesht ‘broçkulla fallxhorësh’. A nuk është bekim të jesh i vullnetshëm, për të studiuar, punuar, për të bërë çdo gjë në jetë me vendosmëri?





Por kjo nuk është cilësia e vetme e atyre që kanë këtë shenjë. Pyeteni veten: A vijnë gjithmonë miqtë tuaj tek ju për t’ju kërkuar këshilla? Sepse ky vijëzim gjithashtu tregon se jeni një njeri intuitiv, që i nuhasni situatat dhe njerëzit. Përsëri sipas artit të lashtë kinez dhe indian, të pasurit të M-së në pëllëmbë, do të thotë se askush nuk mund t’ju mashtrojë! Ju e dini pa nevojën për të pasur një arsye, se çfarë ju pret nëse bëni një hap të caktuar me një njeri të caktuar. Shikojini mirë pëllëmbët tuaja! Shkolla e lashtë kineze është për t’u besuar!


Post a Comment

Previous Post Next Post