Pse s’të zë gjumi pasi ndahesh nga e/i dashura/i






Pas një ndarjeje, mund ta kapësh veten duke qarë në autobus teksa i kontrollon Instagramin ishit për herë të pestë brenda një mëngjesi. S’është sekret që ndarjet ndikojnë në gjendjen tonë emocionale, prandaj, kur nuk flini disa netë rresht, ia vini fajin ishit. Por, ndonjëherë, pagjumësia pas ndarjes është më e komplikuar se kaq.





Një sërë studimesh kanë zbuluar se stresi pasohet nga pagjumësi dhe ndarjet janë shumë stresuese. Një analizë e këtyre studimeve nxorri në pah se dhimbja që përjetojmë pas ndarjes është shumë e ngjashme me dhimbjen që përjetojmë kur humbasim një njeri të dashur: të dyja këto rrethana mund të shkaktojnë pagjumësi, mendime negative, probleme me imunitetin dhe madje, dhimbje fizike.





I vetmi mjekim që ju bën punë në të tilla raste është koha. Përpiquni t’i ushqeni receptorët e dopaminës (hormonit që na bën të ndihemi mirë) duke takuar njerëz të rinj dhe duke u marrë me sa më shumë punë të mundemi.





Pagjumësia pas ndarjes është zakonisht pagjumësi akute – një periudhë pa gjumë që shkaktohet nga rrethanat. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni ndryshime të vogla në stilin e jetesës që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë: Shtrihuni çdo natë në të njëjtën orë, pakësoni konsumimin e kafeinës, kryeni një rutinë para gjumit si për shembull një banjë apo lexoni një libër. Gjithashtu, mund të meditoni ose të bëni ushtrime frymëmarrjeje.





Sidoqoftë, edhe pse të gjithë trishtohen pas një ndarjeje, disa vuajnë nga episode depresive. Pagjumësia është vetëm një shenjë që trishtimi është shndërruar në diçka më shumë. Shenja të tjera janë ndryshime në oreks, higjienë dhe përqëndrim.





Nëse ndiheni keq tridhjetë ditë pasi ndaheni, është normale. Por nëse simptomat zgjasin më shumë, ndoshta është momenti të kërkoni ndihmë profesionale.





Burimi: Refinery29


Post a Comment

Previous Post Next Post