Keni dëgjuar se disa shenja të zodiakut janë më shumë dominante se të tjerat apo jo? Kjo lidhet me elementin e tyre, që përcakton më pas, tiparet e veçanta të personalitetit. Astrologjia thotë se sipas shenjave zodiakale dhe elementëve natyral të cilëve i përkasim ka disa tiparë që përcaktojnë personalitetin tonë dhe ka shumë prej këtyre tipare që kanë më shumë ndikim në disa shenja se në disa të tjera.
1- DASHI
Shenja e Dashit është një prej shenjave më të forta të zodiakut. Njerëzit e kësaj shenje janë plot me energji dhe gjallëri dhe me një personalitet intensiv dhe aventuresk. Ata nuk kanë frikë nga asgjë, janë gjithmonë të gatshëm për të filluar sfida të reja dhe kanë një sjellje prej lideri, e cila u jep atyre siguri të madhe në vete. Zakonisht ata janë rebel dhe impulsiv, gjë që i bën të kenë zakonisht 1 ose 2 armiq. Ata nuk kanë frikë të ndajnë pikëpamjet e tyre në çdo çështje, janë mjaft kokëfortë dhe vështirë të binden. Çfarë e bën Dashin të fuqishëm është kapaciteti i lidership-it, energjia dhe mungesa e frikës.
2- AKREPI
Akrepët kanë një personalitet vërtetë të fortë, por janë gjithashtu të ndryshëm nga pjesa tjetër e zodiakut për intensitetin e tyre. Kjo është vëçanërisht e dukshme në një nivel emocional, ata nuk ndalen deri sa të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Personat e lindur në shenjën e Akrepit në përgjithësi janë shumë kritikë dhe disi arrogant. Në dashuri ata kanë gjithashtunjë karakter të fortë, janë shumë pasionant dhe të përfshirë tek partneri i tyre. Çfarë e bën Akrepin të fuqishëm është vendosmëria e tyre, qëndrueshmëria dhe aftësia për të arritur qëllimet e tyre.
3- GAFORRJA
Ndonëse ata janë të njohur për ndryshimet e tyre të papritura dhe të shpejta, njerëzit e kësaj shenje janë gjithashtu njerëz shumë të fortë dhe këmbëngulës. Në mënyrë të veçantë ata janë njerëz të sigurtë që besojnë në kompetencën e tyre, e cila i bën ata të zhvillojnë një personalitet ambicioz në punën dhe jetën e tyre sentimantale. Ata janë shumë kërkues me miqtë dhe partnerët dhe mburren me sinqeritetin, ndonëse mund të kenë lënduar ndjenjat e dikujt tjetër. Çfarë e bën Gaforren të fuqishëm është vetë-besimi i tyre, që i ndihmon të gjejnë gjithçka që duan dhe perfeksioni, që i lejon ata të krijojnë gjëra të pabesueshme.
4- LUANI
Do ta përfundojmë listën me një prej shenjave më të forta që është Luani. Tiparet e tyre më dalluese janë karakteri dominant, gjithmonë gati për të qenë drejtues, njerëzit e kësaj shenje janë lider të lindur. Ata nuk janë të frikësuar përballë fatkeqësive dhe llogarisin me një kapacitet të madh krijimin e planeve dhe stategjive për të arritur qëllimet e tyre. Forca është ajo që herë-pas-here i bën ata krenar, arrogant dhe kokëfortë. Tiparet që e bëjnë Luanin një nga shenjat më të forta të zodiakut janë karizma, që i bën ata të aftë të lëvizin turma të mëdha dhe vendosmëria për të pasur sukses.
$ads={2}
Post a Comment