Ditëve gri të dimrit po i vjen fundi dhe era e pranverës ndihet në ajër. Parqet mbushen me lule dhe dielli vjen për të qëndruar gjatë. A s’është marsi muaji perfekt për t’u bërë mama?! Jo vetëm kaq, por bebet e lindura në këtë muaj janë të veçantë për shumë arsye të tjera, që i gjeni më poshtë
1. Urime. Me shumë mundësi, ju jeni lideri i ardhshëm i korporatës- Bebet e lindura në mars, kanë më shumë gjasa të jenë drejtues kur të rriten. Sipas studimeve, një përqindje e lartë e CEO-ve ka lindur në mars.
2. Janë optimistë të lindur!- Një studim i bërë në 2014-ën, arriti në përfundimin se bebet e lindura në mars janë shumë optimistë. Këndvështrimi i tyre për jetën, është gjithnjë optimist!
3. Marrëdhëniet me gjumin s’janë dhe aq të mira- Fëmijët e lindur në pranverë ose verë zakonisht shkojnë në shtrat më vonë se të lindurit në dimër ose vjeshtë. Kjo shpjegon pse bebushi yt i lindur në mars, ka qejf t’i qëndrojë larg shtratit.
4. Do t’i përkasin shenjës së Peshqve ose Dashit-Të dyja njihen për vendosmërinë dhe pasionin. Bebet e lindura nga 1 deri në 20 mars njihen si Peshq optimistë, kurse të lindurit pas 20 marsit janë zyrtarisht fëmijë pranvere të shenjës së Dashit. Deshët njihen për energjinë, pasionin dhe impulsivitetin e lindur!
5. Kanë më pak gjasa të jenë miopë ose të vuajnë nga astma Marsi sjell bebusha me imunitet të fortë!
Post a Comment