Koronavirusi arrin në Shqipëri, këto janë 10 rregullat bazike që duhet të ndiqni! (Jo panik)


Prej mbrëmjes së djeshme, koronavirusi mbërriti edhe në vendin tonë, ku ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para të infekt uara. Bëhet fjalë për dy perona, babë e bir, të cilët kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale. Ndërkohë, që situata është ala rmante, ju sjellim edhe një herë në vëmendje rregullat e mbrojtjes nga koronavir usi të publikuara nga ministrja Ogerta Manastirliu.





10 rregullat për t’u ndjekur:





1-Lani shpesh duart.





2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmun dje dhe probleme respiratore.





3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.





4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.





5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.





6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alk ooli dhe klori.





7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të së murë apo jeni pranë një personi të sëmurë.





8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rr ezik.





9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500 nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga kina në më pak se 14 ditë.





10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koron avirusin e ri dhe nuk paraqesin rre zik.


Post a Comment

Previous Post Next Post