Të gjithë njerëzit kanë nivele të ndryshme të libidos. Kjo varet tek humori dhe personi me të cilin jeni në lidhje. Nëse jeni femër, ndodh që të jeni më të ndezura në periudhën para ciklit menstrual.
Doni të dini cilat janë shenjat më të ndezura në krevat?
VIRGJERESHA–
Njerëzit e kësaj shenje duken si të pafajshëm dhe të pastër, por mund të kthehen në kafshë kur vjen puna tek krevati. Mund të kenë pamje ëngjëlli, por kanë fantazi dhe dëshira të fshehura.
AKREPI–
Janë persona që nuk kanë frikë të shprehen për atë që duan. Një akrep ka nevojë për shumë vëmendje në momente intime për të fshehur nevojat e brendshme. E vërteta është se janë entuziastë dhe pothuajse ‘dashnorë’ perfektë.
UJORI–
Janë më të butë se dy shenjat e mësipërme. Ata nuk janë shumë të mirë për të folur rreth seksit apo për ta praktikuar shpesh, por kur aktiviziohen në dhomën e gjumit, pala tjetër përjeton një prej eksperiencave më të mira të jetës.
DASHI–
Adhurojnë të jenë plot energji, prandaj me ta kalohet shumë mirë në krevat. Janë sadistë në kuptimin e mirë të fjalës pasi nuk hezitojnë që ta kthejnë imagjinatën në realitet. Nëse ju pëlqen të provoni gjëra të reja, mos e humbni mundësinë të fusni një “dash” në krevat.
Post a Comment