Këto janë emrat e bebeve me energjinë më pozitive!


Zakonisht kur vjen puna tek vendosja e emrit të bebes prindërit përpiqen të jenë shumë shpirtërorë dhe të vendosin emra me kuptim të veçantë. U duket si një fëillim i mbarë për gjithë shpresat dhe dëshirat që kanë ata tek të vegjëlit e tyre. Në disa prej emrave më poshtë, do të zbuloni domethënien e lidhur me traditat spiritualeve të vëndeve përkatëse.





1.Chava (Chaya, Hava, Ava, Eva)





Origjina: Hebre          





Kuptimi: Jetë





Chava dhe variantet e tjera të këtij emri do të thonë “jetë”, gjallë. Eva është emri i parë i gruas në Bibël. Ajo u krijua nga Zoti dhe do ishte shoqëruesja më perfekte për Adamin. Thuhet se Adam-i e quajti gruan e tij Eva sepse ajo do të ishte ‘nëna e gjithë njerëzimit’.





2. Ariel (Arielle, Ari)





Origjina: Hebre





Kuptimi: Luani i Zotit





Ariel është emri simbolik për Jerusalem-in dhe i altarit në Tempullin e Shenjtë. Ariel ishte gjithashtu emri i një prej liderave më të respektuar çifutë.





3. Lydia (Lidia, Lydie)





Origjina: Greke





Kuptimi: E bukur!





Lydia ishte një biznesmene shumë e famshme dhe e zgjuar e cila shiste rroba të lyera në ngjyrë lejla. Thuhet se ajo ishte ‘gruaja që adhuronte Zotin’ dhe hapi zemrën e saj ndaj gjithë mesazheve që përcillte krishtërimi.





4. Arya (Aria, Arija)





Origjina: Sanskrit, gjuha e parë zyrtare e Hinduizmit.





Kuptimi: Fisnik





Arya ka kuptimin e një njeriu fisnik i cili ka arritur të paktën një nga 4 nivelet e shënjtërimit.





5. Grace (Gracie)





Origjina: Angli





Kuptimi: Perëndi, zemërgjerësi.





Grace është një emër i thjeshtë, por mban në vete shumë fuqi. Një njeri bujar është gjithnjë elegant, zemërgjërë dhe që di të falë.





6. Theodore (Ted, Teddy, Theo, Theodora, Dora)





Origjina: Greke





Kuptimi: Dhuratë nga Zoti





Theodorët janë dhurata hyjnore. Ka patur shumë të famshëm në historinë e njerëzimit me këtë emër.





7. Magdalena ( Magda, Maggie)





OrigjinaGreke





Kuptimi: Dhuratë e Zotit





Maria Magdalena është një simbol që personifikonte rilindjen për të krishterët. Jo u mohua nga shoqëria, por Jezusi i dha gjithë mbështetjen e tij. Më pas ajo u bë një nga lideret e Krishtërimit dhe e shoqërontë Jezusin gjatë udhëtimeve të tij në Tokën e Shenjtë.  Ishte gjithashtu gruaja e parë që e pa Krishtin të ringjallej.


Post a Comment

Previous Post Next Post