Je xheloz në çift, apo ke besim? Zbuloje përmes horoskopit


Je posesiv si Demi, racional si Virgjëresha, apo i qetë dhe tolerant si Shigjetari? Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë, është interesant të shohësh sjelljen e partnerëve në rrethana të ndryshme.





DASHI 





Dashët janë shumë të sigurtë tek vetja dhe e konsiderojnë xhelozinë si dobësi. Ja përse i lënë partnerit/es hapësirat e veta. Për më tepër nuk janë njerëz që torturohen nga mendimi se partnerët e tyre mund të flirtojnë me dikë tjetër.





Por, nëse shohin se nuk i respekton apo nuk ka sinqeritet, mund të shndërrohen në ‘bisha’ të vërteta. Në përgjithësi mund të klasifikohen tek shenjat të cilat kanë besim.





DEMI 





Të klasifikosh Demin është shumë e thjeshtë, sepse nuk janë vetëm xhelozë ‘të tmerrshëm’, por edhe super-posesivë.





Ata e konsiderojnë partnerin/en e tyre, një pronë që duhet mbrojtur dhe duhet mbajtur larg çdo gjëje apo çdo personi që mund të shfaqë rrezik për stabilitetin e çiftit. Përpiqen të shënjojnë ‘territorin’ në të gjitha mënyrat e mundshme, duke ‘eleminuar’ pretendentë të mundshëm që mendojnë se mund të kenë shpresë me partnerët e Demave. Mënyra se si kjo shenjë e shfaq dashurinë, mund të jetë pak ‘mbytëse’.





BINJAKËT –





Binjakëve u pëlqen të flirtojnë me këdo dhe duke qenë të tillë, mund të mendohet se i lënë shumë hapësirë dhe liri partnerit/es.





E në fakt, jo! Janë tejet xhelozë dhe krenarë dhe nëse shohin partnerin/en të shkëmbejë buzëqeshje me dikë, janë të aftë të mbajnë ‘turinjtë varur’ për javë të tëra dhe të bëjnë skena xhelozie të paharrueshme. Ka nga ata që mendojnë se Binjakët janë ‘kashtë që ndizet’ lehtë dhe me siguri është kështu.





GAFORRJA –





Kur partneri/ja e tyre ka sjellje që mund të duken të dyshimta, Gaforrja nxjerr në pah të gjithë pasigurinë e vet dhe fillojnë të shkojnë shumë larg me mendimet e tyre, duke imagjinuar se në cilën mënyrë mund të jenë tradhëtuar.





Kanë aq shumë fantazi, saqë mund të shkruajnë gjithë skenarin e një telenovele. Janë shumë xhelozë dhe për të tërhequr vëmendjen, qahen dhe përpiqen ta bëjnë partnerin/en të ndihet në faj për mënyrën se si po vuajnë vetë Gaforret.





LUANI –





Është e paevitueshme që mbreti dhe mbretëresha e Zodiakut të mos jenë xhelozë: është pjesë e natyrës së tyre.





Nuk është çështje pasigurie apo mungesë besimi tek partnerët e tyre, por për ta, xhelozia është një instikt natyral. Shpesh mendojnë se është një mënyrë për t’i bërë të ndihen të rëndësishëm njerëzit që kanë pranë vetes dhe ndihen mirë kur marrin të njëjtin ‘shpërblim’. Përballë një tradhëtie, shfryhen kundër personit që ka guxuar të futet në mes të çiftit të tyre. Nuk i frikësohen rivalëve.





VIRGJËRESHA –





Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz tejet racionalë, madje edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet sentimentale. Mendja e tyre është gjithnjë në lëvizje dhe e dinë gjithnjë çfarë është logjike dhe çfarë jo.





Virgjëreshat mendojnë se xhelozia nuk ka vend në një marrëdhënie në çift dhe maksimumi mund të jenë xhelozë kur partneri/ja shpenzon shumë para’ për t’ bërë dhurata miqve të vet. Mungesa e xhelozisë ndonjëherë i jep bezdi partnerëve. Mund të klasifikohen tek shenjat që kanë besim.





PESHORJA –





Peshoret krijojnë lidhje që në moshë të hershme me partnerët e tyre. Janë të ndërgjegjshëm për faktin se mund të kenë persona të rëndësishëm në jetët e partnerëve të tyre, pa qenë domosdoshmërisht një rrezik për marrëdhënien në çift.





Por lehtësia me të cilën e trajtojnë një aspekt të tillë, shpesh mund të jetë një ‘maskim’ për të fshehur faktin se mund të jenë të parët që kanë ndonjë ‘flirt të pafajshëm’ jashtë jetës në çift. Në çdo rast, hyjnë tek shenjat që kanë besim tek partneri/ja.





AKREPI –





Pasionalët, instiktivët dhe ‘nevrikët’ Akrepë mund të klasifikohen si xhelozë edhe pa prova.





Ata i bezdis çdo gjë, e natyrisht, çdo kush që mund të marrë vemendjen e parterëve të tyre, vëmendje që duhet të jetë vetëm për Akrepët në çdo orë të ditës dhe natës. Janë nga ata  që kontrollojnë celularët e partnerëve të tyre, në kërkim të ndonjë emri për të cilin duhet hetuar dhe e thellojnë ‘hetimin’ me kërkime nëpër rrjetet sociale.





SHIGJETARI –





Mund të thuhet se Shigjetari hyn në shenjat që kanë besim dhe janë të ndërgjegjshëm për faktin se, mes dy njerëzve në çift, ai që duhe të shqetësohet më shumë, është tjetri.





Nuk kanë namin si besnikë, por nuk i lënë asagjë ‘mangët’ partnerëve të tyre dhe kanë besim të plotë se do i falin edhe në rast se Shigjetarët tradhëtojnë. Askush nuk e kupton nëse bëhet fjalë për naivitet, apo mendjemadhësi.





BRICJAPI –





Të arrish të fitosh zemrën e Bricjapëve, nuk është diçka e lehtë dhe shpesh emocionet e tyre janë të fshehura në një sënduk, çelësi i të cilit ka mbetur brenda.





Janë njerëz që flasin pak dhe nuk harxhojnë frymën për skena xhelozie. Për ta, xhelozia nuk ekziston dhe janë stërvitur për t’u treguar indiferentë edhe kur partnerët e tyre ritakohen me ish-ët. Hipoteza se vuajnë në heshtje nuk përjashtohet, por megjithatë, klasifikohen si persona me besim.





UJORI –





Të kesh një marrëdhënie sentimentale me të lindurit e shenjës së Ujorit, do të thotë ‘shenjtëri’.





Ujorët në fakt, propagandojnë lirinë, nevojën për të patur hapësirat e tua, të zhdukesh për ndonjë muaj e më pas të kthehesh sikur asgjë nuk ka ndodhur, të takohet me të gjithë ‘ish-ët’ e vet, pasi tanimë janë ‘vetëm miq’. Por, partnerëve të tyre nuk i lejohet asgjë nga këto dhe nëse ushqejnë dyshimin për ndonjë tradhëti të mundshme, Ujorët shndërrohen në agjentë të FBI. Nuk do e pranojnë kurrë, por janë xhelozë.





PESHQIT –





Nëse keëni ende ndonjë dyshim, duhetë të dini se në 90% të rasteve, naiviteti i Peshqve është absolutisht i shtirur, siç është edhe pamja e tyre prej ‘të pafajshmëve’.





Peshqit janë shumë dinakë dhe e dinë shumë mirë kur pozicioni i tyre është në rrezik. Reagojnë në mënyrë “të poshtër” për të kuptuar nëse partnerët e tyre mund t’i tradhëtojnë. Pikërisht në këtë pikë, aktrojnë një rol që e kanë shumë për zemër: atë të viktimës.


Post a Comment

Previous Post Next Post