Horoskopi javor 9 - 15 mars Bricjapi


Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme.





Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në pune do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.


Post a Comment

Previous Post Next Post