Horoskopi javor 9 - 15 mars Akrepi


Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje.





Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.


Post a Comment

Previous Post Next Post