Horoskopi javor 2 - 8 mars Ujori


Dashuria: Do të keni takime shumë intriguese, të gatshme për të ndriçuar fantazitë tuaja në intimitet. Kushtojini vëmendje partnerit/es nëse marrëdhënia juaj është në ekuilibër. Mendoni shumë kohë përpara se të merrni vendime të diktuara nga nxitimi ose dëshira për të dalë nga rutina. Ndoshta nuk e dini saktësisht se çfarë doni. Zemrat e vetmuara do të jenë të vendosura midis dëshirës për të kërkuar flirte të shkurtra, por të kënaqshme dhe dëshirën për të arritur në vende të sigurta. Venusi është në formë të mirë dhe ju ndihmon të përqendroheni në vetvete, të merrni vendimet me qetësi.

Puna: Një periudhë interesante për të nisur investime të reja premtuese. Ju do të ndiheni të fortë për të njohur gjëra të reja. Kjo do t’ju çojë për të udhëtuar dhe për të gjetur zgjidhje të reja. Përveç kësaj, ju do të kultivoni interesat e përjetuara më parë. Dhe ato mund të gjenerojnë të ardhura që do t’i bëjnë mirë xhepave tuaj. Mërkuri, është aleati juaj i çmuar në këtë periudhë. Ndihmon për të fituar lavdërime, kualifikime dhe promovime.


Post a Comment

Previous Post Next Post