Horoskopi javor 2 - 8 mars Dashi


Dashuria: Mërkuri dhe Venusi ju favorizojnë në takime të ëmbla gjatë kësaj jave që ju kënaqin shpirtin. Çiftet, të ngrohur nga planeti i dashurisë, do të jetojnë një eros magjik, intensiv, të gjallë. Periudhë veçanërisht e favorshme për rivlerësimin e një ish-i. Dialogu, në lidhjet që kanë pësuar probleme të komunikimit, tenton të forcohet gjithnjë e më shumë.





Yjet, kënaqin me flirte të papritura që do të lindin nga rastësia edhe beqarët. Është një kohë e mirë, shfrytëzoje!

Puna: Planetët organizohen në një mënyrë më të favorshme në qiell, duke ju bërë të kthjellët dhe energjik, të gatshëm për të vendosur bashkëpunime të kënaqshme. Ju mund të frymëzoni një atmosferë festive rreth jush, e pasur me suksese profesionale. Asgjë dhe askush nuk duket të jetë në gjendje të ndalë marshimin tuaj drejt suksesit. Siç njofton horoskopi, ju presin ditë pozitive, ku mund të vendosni angazhime të reja në punë!


Post a Comment

Previous Post Next Post