Horoskopi javor 16 - 22 mars Peshqit


Këtë javë nuk do keni as probleme shumë të mëdha dhe as çaste shumë të lumtura. Në tërësi gjithçka do jetë normale. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të dalin me personat që do i ftojnë sepse më pas askush nuk do i detyrojë të bëjnë një zgjedhje. Ka mundësi që këtë javë të ketë ndryshime në jetën e tyre. Në planin financiar gjithçka ka për të ecur për mrekulli sepse do ecni gjithmonë me plane dhe largpamësi.





Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe ndonjë problem të vogël. Pagjumësia dhe lodhja do jenë armiqtë kryesore. Në punë do keni energjinë e duhur për të ecur përpara dhe për të dalë gjithmonë fitimtarë. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.


Post a Comment

Previous Post Next Post