Fake news me të cilat po përballemi këto ditë ndaj koronavirusit


Gjatë këtyre ditëve të izolimit, ku interesi i kujtdo është tërësisht i fokusuar mbi marrjen e informacioneve më të vlefshme mbi përballjen më koronavirus, online qarkullojnë dhe disa të pavërteta.





Hudhra mund të parandalojë infektimin 





Nëse ndonjëherë keni ngrënë një copë hudhër të pagatuar, ju e njihni shijen dhe aromën e fortë që lë më pas - por kjo nuk do t'ju mbrojë nga sëmundja. Edhe pse ka disa veti antimikrobike, bazuar në epideminë aktuale, "nuk ka prova" që një bimë e fuqishme të mund t'ju mbrojë nga koronavirusi.





Spërkatja e trupit me alkool ose klor mund të vrasë virusin 





Edhe pse spërkatja me alkool dhe klor është një metodë shumë e mirë për dezinfektimin e sipërfaqeve, përdorimi i kimikateve në të gjithë trupin tuaj nuk do ta shkatërrojë virusin nëse tashmë jeni të infektuar. "Spërkatja e substancave të tilla mund të jetë e dëmshme për mukozën dhe membranën (d.m.th. sytë, gojën)", thotë Organizata Botërore e Shëndetit.





Tharëset e duarve mund të vrasin virusin





Kjo nuk është e vërtetë. Ekspertët mjekësorë thonë se tharësit e duarve nuk janë efektive në shkatërrimin e koronavirusit. Në vend që t’i ekspozoni duart tuaja në ajër të ngrohtë, mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga koronavirusi është që t’i lani duart shpesh (ose t’i pastroni me produkte me bazë alkooli) dhe më pas t’i fshini mirë.





Përdorimi i cigareve elektronike ndikon në përparimin e koronavirusit





Edhe pse nuk ka dëshmi që Covid-19 është i lidhur me pirjen e duhanit, fakti që është një virus që sulmon organet e frymëmarrjes është arsye e mjaftueshme për të rekomanduar që të hiqni dorë nga duhanpirja. Sidoqoftë, është e papërgjegjshme përhapja e pretendimit se përdoruesit e cigareve elektronike janë më shumë në rrezik, sepse një keqinformim i tillë mund të shkaktojë një kundër-efekt.





Një llambë dezinfektuese ultravjollcë mund të vrasë koronavirusin





Është e vërtetë që disa spitale përdorin dritë ultraviolet për të vrarë mikrobet në sipërfaqe - në dhomat e operimit ose laboratorët - por, siç rekomandohet nga ekspertët, llambat UV nuk duhet të përdoren kurrë për të sterilizuar duart ose lëkurën, pasi ato mund të shkaktojnë acarim





Kafshët shtëpiake mund të përhapin virusin





Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që kafshët shtëpiake mund të infektohen ose të përhapin koronavirusin. Dhe në këtë rast, rekomandimi kryesor është që t’i lani duart me ujë dhe sapun, kryesisht për t’u mbrojtur nga bakteret e zakonshme si Escherichia Collie dhe Salmonella, të cilat mund të transmetohen nga kafshët shtëpiake tek njerëzit.





Vaksinat e pneumonisë mund t'ju mbrojnë





Aktualisht nuk ka vaksinë për t'ju mbrojtur kundër Covid-19 - përfshirë vaksinat e pneumonisë. Virusi është aq i ri dhe i ndryshëm sa që ka nevojë për vaksinën e vet. Studiuesit janë duke punuar shumë për të gjetur një vaksinë për virusin dhe mjekët rekomandojnë vaksinimin kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, kryesisht si mbrojtje kundër sëmundjeve për të cilat janë krijuar.





Kokaina vret virusin





Ky informacion i pavërtetë së pari "sulmoi" rrjetet sociale dhe Ministria Franceze e Solidaritetit dhe Shëndetit iu përgjigj lajmeve të rreme në Twitter. "Jo, kokaina nuk mbron kundër Covid-19. Është një drogë që krijon varësi dhe që shkakton pasoja të rënda e të dëmshme," thanë zyrtarët francezë, dhe ministria gjithashtu iu drejtua edukimit të qytetarëve që koronavirusi nuk transmetohet as nga pickimet e mushkonjave.





Anabel:


Post a Comment

Previous Post Next Post