Akumulimi i stresit shkakton lirimin e radikaleve të lira, çekuilibrimin e hormoneve dhe i gjithë sistemi metabolik ndikohet nga këto ndryshime!
Thuhet se puna e dorës,muzika apo aktiviteti sportive ka një efekt qetësues në sistemin nervor, por duket se jo të gjithë njerëzit relaksohen në të njëjtën mënyrë!
Dashi: Aktivitetet sportive/ dilni për vrap
Demi: Aroma-terapi/ bëni një dush me vajra esencialë
Binjakët e shkarkojnë stresin përmes të shkruarit
Gaforret duhet të “zhyten” në kujtime për t’u ndjerë mirë. Sigurohuni që këto të fundit të jenë pozitive. Shikoni fotografi të vjetra e do të ndiheni të çliruar
Luani duhet të kënaqë vetën për t’u ndjerë më mirë. Një krehje flokësh, grimi, një shëtitje, lyeni thonjtë dhe hidhni gjithçka pas krahëve! Për ju është kaq e thjeshtë sa tingëllon, sepse jeni kryelartët e zodiakut
Virgjëresha: praktikoni jogën. Nëse ende nuk e keni provuar, nuk keni asgjë për të humbur ! Madje do të keni vetëm përfitime pozitive
Peshorja që gjen kënaqësinë edhe tek gjërat e vogla të jetës , mjafton të shohë një komedi apo një video për të qeshur dhe harron brenda minutit për çfarë ishte stresuar apo mërzitur.
Akrepi Muzika është terapia më e mirë për një akrep të zymtë që mbyllet në vetvete.
Shigjetari Për fat të keq shigjetari ka nevojë për një terapist apo psikolog sepse nuk ka mënyrë tjetër qetësimi.
Bricjapi Bëj punët e shtëpisë e ke për ta parë si do të qetësohesh! Kjo vlen për bricjapët
Ujorin mund ta gëzojnë vetëm miqtë. Një darkë me ta apo qoftë edhe një bisedë në kafe do e bëjë një ujor të ndihet më mirë.
Peshqit kane si metode qetesuese meditimin!
Post a Comment