Si doni t'jua shprehin dashurinë, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit!


Secili prej nesh ka gjuhën e tij të dashurisë, por nëse po mendohesh se cila është juaja astrologjia të vjen gjithnjë në ndihmë. Më poshtë do të zbuloni si kërkon shenja juaj e horoskopit t’i dhurohet dashuri. Menjëherë pas kësaj shkoni tek i dashuri dhe e dini ç’ti thoni.





Dashi





Si një shenjë që udhëhiqet nga Marsi, planeti i veprimit dhe motivimit, jeni shumë pasionantë në çdo gjë që bëni. Ju doni të ndriçoni këdo me zjarrin tuaj i dashur Dash dhe doni që partneri juaj të sjellë të njëjtën energji në tavolinë.  Takimet spontane, aventurat e shkurtra dhe çdo gjë tjetër që ju surprizon dhe ju bën të ndiheni e veçante është rruga drejt zemrës suaj.





Demi





Si një shenjë toke që jeni, keni reputacionin se jeni praktikë dhe me llogjik të pastër. Thuhet se si doni shumë flirtet, por kjo s’do të thotë që s’ka vend për romancë në jetën tënde. Planeti juaj udhëheqës është Afërdita, planeti i së bukurës dhe dashurisë, kështu që gjëja që vlerësoni nga partneri juaj janë dhuratat.





Mjafton që ai të kujtohet për ty duke të blerë diçka të vockël si kujtim, kjo për ty është shumë. Nga gjithë shenjat e tjera ju jeni më sensualja dhe kjo do të thotë që afrimiteti fizik ju tërheq më shumë se gjithçka. Një darkë luksoze, që vazhdon me një kërcim romantik është nisja perfekte e mbrëmjes ideale për ju. Nëse atij i pëlqen të shijojë gjërat e vogla të ditës me ty, jeni në rregull.





Binjakët





Nuk mbani shumë gjatë interes për dikë, kështu nëse të tjerët duan të jenë në jetën tuaj, duhet t’ju tërheqin se s’bën vëmendjen.  Axhenda juaj është e zënë dhe ndryshon herë pas here. Ti e ndjen që dikush interesohet për ty kur ata ja dalin të përshtaten me stilin tënd të jetës. Ju doni njerëzit që ju mësojnë gjëra të reja, ju stimulojnë dhe ja dalin t’ju intrigojnë.





Do të ndiheni e adhuruar kur dikush dp t’ju dëgjojë çdo gjë që thoni dhe do të përgjigjet pasi është menduar. Sa më shumë qejf të bëni me partnerin tuaj, aq me më shumë entuziazëm e doni atë.





Gaforrja





Kur vjen puna tek dashuria, ju ose jepeni 100% në lidhje, ose s’jeni fare aty. Kur gjeni dikë të cilit i besoni, mund të bëni gjithçka që ata të ndihen të sigurt dhe rehat.  Për këtë, është shumë e rëndësishme që i dashuri juaj t’ju lejojë të futeni në jetën e tij plotësisht.





Edhe nëse partneri juaj nuk është në të njëjtin nivel emocional me ju, ti sërish do të vlerësosh momentet romantike, apo gjërat e vogla që bëni bashkë. Nata perfekte për një Gaforre është të dy përballë televizorit, të përqafuar duke parë një film. Ty të duhet dikush me të cilin mund të komunikosh lehtësisht.





Luani





Ti vdes për vëmendje! Sa herë që partneri juaj do t’ua bëjë me dije se ju jeni qendra e tij/saj e botës së saj, aq herë do ta doni më shumë. Një puthje e vogël para se të thotë mirupafshim, një sms e lezetshme gjatë ditës do t’ju bëjnë të ndiheni mbret. Jeni një nga shenjat më bujare dhe do t’i jepni çdo gjë gjysmës suaj, por nëse duan ta kenë mirë me ju duhet të bëjnë diçka në këmbim.





Kur ty të duhet kohë vetëm, pret që partneri t’ju kuptojë. Le ta pranojmë. Ti do gjithçka, që për dikë mund të jetë e tepërt. Gjithsesi personi i duhur do ta kuptojë që ja vlen barra qiranë.





Virgjëresha





Ti punon shumë për t’ja bërë jetën e lehtë partnerit. Nga ndrojtja që ke mund të vesh përpara lumturinë e të tjerëve para tëndes dhe është shumë e thjeshtë për ty të kuptosh kur nuk po të vlerësojnë. Prandaj, kur partneri yt gjen kohën dhe të ndihmon edhe atëherë kur ti s’e kërkon, je më e lumtura në botë. Për ju veprat flasin më shumë se fjalët. “Faleminderit për gjithçka bën”, për një Virgjëreshë është më shumë se “Të dua’’.





Peshorja





Dikush që i pëlqen të kalojë shumë kohë me ty, është parteri ideal. Ti do dikë me të cilin të përshtatesh në biseda dhe në sensin e humorit. Nuk të duhen aventura dhe plane për ta mbajtur gjallë dashurinë. Kur ai është me ty, ti e ndjen që të do. Për ty është gjithashtu shumë kur ai/ajo vlerëson pavarësinë dhe të inkurajon vazhdimisht.





Akrepi





Kur ti lë dikë të futet në jetën tënde, kjo do të thotë se është serioze Akrep. E vlerësoni transparencën nga partneri juaj, por ju duhet shumë kohë që ta vërtetoni këtë. Partneri juaj duhet të jetë i duruar pasi që ju të përfshiheni duhet kohë.





Kur e bëni këtë, jeni njeriu më pasionant dhe jepni gjithçka nga vetja.  Kontakti fizik ju bën të ndiheni shumë i dashuruar. Doni dikë që të japë gjithçka kur është me ju; të jetë i mirë në shtrat, i përfshirë emocionalisht. Vetëm atëherë do të jeni i kënaqur.





Shigjetari





Doni shumë liri në një lidhje dhe përfshirja ju tremb. Doni dikë që t’ju lejojë të vazhdoni me aventurat tuaja dhe të respektojë kohën e lirë. Ju duhet një partner praktik që mbështet ëndrrat tuaja dhe ju ndihmon të arrini objektivat.





Bricjapi





Shenja juaj nuk është për ta bërë për vete. Prezantimi serioz që i bëni vetes, duket sikur i distancon njerëzit. Por ai që arrin të tërheqë vëmendjen tuaj do ta kuptojë menjëherë që mund të jeni shumë i zjarrtë. Një lidhje sipërfaqësore nuk bën për ju. I merrni gjërat seriozisht që në fillim dhe s’doni të investoni aty ku s’ju vlerësojnë.





Ujori





Ti nuk i bën lidhjet të funksionojnë gjithë kohës Ujor. Natyra juaj i intimidon të tjerët, por për ju kjo është ok. Dikush që beson tek dashuria me shikim të parë  dhe që kërkon gjithë kohës të jetë me ty, nuk bën për ju. Të jeni shokë të ngushtë fillimisht është elementi kryesor. Nëse kjo shoqëri zhvillohet në mënyrë organike, ti do ta lejosh intimitetin.





Peshqit





Ju e dini se jeni shenja më emocionale nga gjithë të tjerat apo jo? Humori juaj mund të ndryshojë menjëherë në ekstremet e tij. Ju duhet dikush që t’ju pranojë siç jeni. Ëndërroni përrallën në një dashuri  dhe besoni në romancë. Keni shumë dashuri për të dhuruar.





Nëse bini në dashuri, kjo do të jetë diçka e veçantë dhe personi tjetër duhet ta dijë që këto ndjenja janë ndaj jush janë më shumë se gjithçka që keni ndjerë më parë për këdo tjetër. Ju duhet dikush që t’ju lejojë të jeni të lirë dhe të merreni me gjërat tuaja, por të jetë aty sa herë ktheheni në shtëpi.


Post a Comment

Previous Post Next Post