Ja në cilin muaj të martoheni sipas shenjës tuaj te horoskopit

 

Dashi: Gjatë pranverës.

Gjatë muajve mars, prill dhe maj ju jeni më energjikë se kurrë kështu që është kjo periudha kur duhet të organizoni edhe dasmën. Mbi të gjitha privilegjoni prillin.

 

Demi: Gjatë vjeshtës.

Sipas Horoskopit, zgjidheni dasmën tuaj gjatë ekuinoksit dhe keni për ta mbajtur mend gjithë jetën.

 

Binjakët: Gjatë tetorit.

Gjatë këtij muaji ju jeni më energjikë dhe të gatshëm për të bërë gjëra të veçanta. Dasmë në këtë periudhë do jetë plot ngjyra dhe dritë.

 

Gaforrja: Gjatë verës.

Ju jeni më tradicionalë dhe preferoni që dasmën ta bëni kur e bën shumica. Në fakt edhe kushtet atë periudhë janë më të mira.

 

Luani: Gjatë korrikut ose gjatë gushtit.

Gjatë këtyre muajve çdo gjë do shkëlqejë edhe më shumë dhe atmosfera do jetë më e këndshme.

 

Virgjëresha: Gjatë ekuinoksit të vjeshtës ose të pranverës.

Fundi i marsit dhe fundi i shtatorit janë idealet për të organizuar ditën e madhe.

 

Peshorja: Gjatë vjeshtës.

Ju mund të martoheni kurdo, por muajt më idealë janë ato të vjeshtës, pra nga shtatori deri në nëntor. Gjatë kësaj periudhe nuk është as ftohtë as nxehtë.

 

Akrepi: Gjatë dimrit.

Dasmë në dimër është idealja për ju kështu nëse mendoni të martoheni organizojeni në muajt dhjetor, janar ose shkurt.

 

Shigjetari: Gjatë verës.

Ju adhuroni të argëtoheni dhe të bëni festa të mëdha kështu që stina e verës është idealja për të organizuar ditën e madhe.

 

Bricjapi: Gjatë vjeshtës.

Fillimi i vjeshtës e më saktësisht shtatori është muaji ideal për t’u martuar. Në këtë periudhë do arrini të krijoni edhe mjedisin e dukur dhe do i realizoni traditat më së miri.

 

Ujori: Gjatë gushtit.

Ju doni të ketë shumë diell gjatë dasmës tuaj dhe të realizoni gjithçka në ambient të hapur. Në gusht do mund të përmbushni ëndrrën e përhershme.

 

Peshqit: Gjatë dimrit.

Ju e adhuroni borën dhe periudhën e akullt. Kjo është edhe arsyeja pse mendoni se gjatë atyre muajve dasmë do dalë edhe më bukur dhe do jetë diçka e veçantë.

Post a Comment

Previous Post Next Post