Horoskopi per muajin shkurt Shigjetari



Gjatë shkurtit do të konfirmoni sërish vendimet që keni marrë në janar. Propozimet e rëndësishme mund të menaxhohen më mirë, sidomos nëse duhet të shisni një pronë. Ditët më të favorshme do të jenë rreth datës 17, kohë kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Me pengesa do të haseni vetëm nëse po bëni diçka që nuk ju pëlqen, por keni frikë të ndryshoni. Yjet e shkurtit dhurojnë shumë mundësi për ata që janë në kontakt me shumë njerëz. Ditë interesante do të jenë edhe ato të fundit të muajit. Përvishni mëngët dhe bëni propozimet e duhura. Nuk ju mungon kuraja dhe aq më pak krijimtaria. Do të arrini një sukses personal brenda pranverës.




 

Duket se tanimë ka marrë fund periudha e polemikave të mëdha në çift, falë Venusit që do t’ju favorizojë. Madje, edhe beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha. Nëse do të merrni një vendim me rëndësi, yjet ju ndihmojnë. Pasioni dhe ëmbëlsia do të karakterizojnë të gjitha fundjavat. Beqarët mezi presin të njihen me njerëz të rinj. Kërkoni të keni në krah një person shumë të gjallë. Bëni mirë të rrini larg të lindurve në shenjën e Peshqve, pasi ata paraqesin gjithmonë një lloj sfide për ju. Jupiteri do të ndihmojë çiftet që duan të bëhen me fëmijë.




 

Kthehet qëndrueshmëria në jetën tuaj, sidomos në aspektin emotiv. Nervozizmi zakonisht karakterizon gjendjen tuaj, por ju e shfrytëzoni sa më mirë, pasi nuk kënaqeni asnjëherë me pak. Shigjetarët ecin shumë dhe bëjnë sport pikërisht që të ndihen sa më të angazhuar, por edhe për të zbuluar gjëra të reja. Do të ndiheni disi të lodhur rreth datës 10.

Post a Comment

Previous Post Next Post