Horoskopi per muajin shkurt Akrepi



Acarimi i të lindurve në këtë shenjë duhet mbajtur gjithnjë në kontroll. Shumë nga ju kanë vënë re se prej një viti tanimë të gjitha situatat në punë kanë ndryshuar, dhe në këto përfshihen edhe kolegët me eprorët. Urani në shenjën tuaj do t’i trazojë ujërat, ja pse duhet të gjeni pikën e ekuilibrit. Nëse keni diçka për të diskutuar, shkurti është muaji i duhur, por vetëm pas datës 19, kur Dielli kalon në shenjën tuaj. Po mendoni të mbyllni një marrëveshje të re brenda verës. Disa nga ju kanë kërkuar transferim në punë vetëm për t’i qëndruar më pranë familjes. Bashkë me kërkesat e familjes, rriten edhe shpenzimet, ja pse duhet të keni shumë durim, sidomos në marrëdhëniet prind-fëmijë. Mërkuri favorizon biznesin dhe suksesi juaj personal është i garantuar. Data 24 është e duhura për të bërë kërkesa.




 

Që gjithçka të shkojë vaj në fushën e ndjenjave, duhet të kuptoni më mirë ç’ka ndodhur në të shkuarën. Ata që janë martuar apo që janë bërë me fëmijë, tani kërkojnë siguri ekonomike. Partnerët do t’ju gjykojnë nëse nuk çoni mjaftueshëm të ardhura në shtëpi. Muaji do të karakterizohet nga debate në familje për çështje trashëgimie. Beqarët ndoshta do të gabojnë duke kërkuar të lidhen me persona që kanë diferencë të madhe në moshë me ta apo që jetojnë shumë larg. Kjo ndodh pasi të lindurit e kësaj shenje kuptojnë se dashurojnë vetëm kur vuajnë për të tjerët apo kur e kanë të vështirë t’i bëjnë për vete. Takimet sentimentale do të jenë interesante dhe përfshirëse. Ju tërheqin më shumë personat e shenjave të Ujit, si Gaforrja dhe Peshqit. Shfrytëzoni mundësinë të dielën, në datën 16, kur Marsi kalon në shenjën tuaj.




 

Shkurti do të jetë muaj force për ju, edhe pse do të ndiheni disi nervozë. Urani ndikon shumë te ju, sidomos kur jeni të dashuruar. Duhet të ushqeheni rregullisht dhe të ruani qetësinë në ditët më të ngarkuara. Mos u lodhni, sidomos në datën 8. Kurat janë të favorizuara pas datës 24.

Post a Comment

Previous Post Next Post