Hëna do ju bëjë të reflektoni më shumë gjatë kësaj jave për nevojat, frikërat dhe punët që doni të mbaroni. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do jeni më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashkë në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
Horoskopi javor 3-9 shkurt Akrepi
Horoskopi interesant
0
Post a Comment