Horoskopi ditor 14 shkurt Shigjetari


Do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe do gaboni gjithë kohës. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë.





Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo gjë para se t’ia dorëzoni detyrat shefave.





Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.


Post a Comment

Previous Post Next Post