Horoskopi ditor 13 shkurt Bricjapi


Hëna dhe Dielli ka rrezik të sjellin disa probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here mund ta ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Po nuk ruajtët qetësinë nuk do fitoni asgjë. Ju të dashuruarit duhet me patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj nëse doni që gjërat t’iu ecin ashtu si keni ëndërruar. Problemet nuk zgjidhen as me inat e as me kokëfortësi.





Nëse jeni beqarë ka rrezik të mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do e keni të vështirë të pranoni ato që do ju thonë shefat dhe nuk do e duroni dot autoritetin.





Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.


Post a Comment

Previous Post Next Post