Edhe pse duke filluar nga dita e sotme kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Peshqve, në artikullin e sotëm do të flasim për një prej shenjave më simpatike të horoskopit Binjakët..më konkretisht për femrën e
Binjakëve. E drejtpërdrejtë, e shpenguar, e vërtetë, punëtore dhe mbi të gjitha ambicioze, janë këto disa prej karakteristikave që e bëjnë femrën Binjakët të fortë dhe të pavarur. Ajo shquhet për natyrën e saj sociale dhe altruiste, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim se është një prej shenjave më zemërgjera dhe bujare të horoskopit. Femrat që i përkasin kësaj shenjeje janë shumë të lidhura me familjen, kjo është edhe arsyeja që i kushtojnë shumë rëndësi ndërtimit të marrëdhënieve të sinqerta me cilindo pjesëtar të saj. Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës,
Binjakët ndryshojnë katërcipërisht dhe shndërrohen nga shenja e sigurtë në një shenjë të lëkundur e të pasigurtë dhe të pavendosur. Partneri i saj duhet të dijë se si t'i përshtatet ritmeve të saj të furishme e të paparashikuara. Për t'i pëlqyer dikujt, ajo di se si të tregohet e ëmbël, e dashur, por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar tek të tjerët dhe tekanjoze.
Post a Comment