Dashi: Një parfum.
Nuk ka gjë më banale se t’i dhurosh një dashi një parfum. Kjo dhuratë nuk do i pëlqejë aspak pasi ky person adhuron dhuratat e personalizuara.
Demi: Një dhuratë pa vlerë.
Këta persona janë mjaft materialistë. Nëse iu bëni një dhuratë ajo duhet të ketë vërtet vlerë të madhe.
Binjakët: Një bizhuteri.
Një dhuratë e tillë nuk do i pëlqejë shumë një personi të kësaj shenje sepse ai preferon gjërat me vlera simbolike.
Gaforrja: Një çokollatë.
Personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat që do mund t’i ruajnë në kohë dhe jo gjëra që konsumohen dhe mbarojnë.
Luani: Një veshje.
Këta persona duan gjëra të veçanta dhe nuk i preferojnë shumë veshjet. Gjithsesi nëse nuk gjeni mundësi tjetër zgjidhni një të tillë që të jetë origjinale dhe që ta dallojë nga turma.
Virgjëresha: Një dhurate të shtrenjtë.
Nëse një person i kësaj shenje merr vesh se ju keni harxhuar shumë për të do mërzitet. Më mirë dhurojini diçka simbolike dhe jo të shtrenjtë.
Peshorja: Një aksesor kot.
Personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat e bukura e të rafinuara. Mos bëni gabim t’iu dhuroni diçka që nuk do ju pëlqejë.
Akrepi: Një dhuratë pa histori.
Personat e kësaj shenje adhurojnë dhuratat që të kenë një histori brenda tyre dhe mistri i emocionon akoma më shumë.
Shigjetari: Një dhuratë tradicionale të vendit tuaj.
Këta persona pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zbulimet kështu që më mirë dhurojini diçka që simbolizon kulturat e huaja.
Bricjapi: Një dhuratë që do hidhet shpejt.
Ashtu si gaforret edhe personat e kësaj shenje preferojnë dhurata që t’i ruajnë gjatë.
Ujori: Një objekt dekorimi.
Ata nuk janë të dhënë pas këtyre objekteve dhe preferojnë më shumë pajisjet e teknologjisë së fundit.
Peshqit: Një CD me muzikë të vjetër.
Kjo dhuratë nuk do i pëlqejë aspak një personi të kësaj shenje sepse gjithë kohës është në kërkim të gjërave të reja.
Post a Comment